Kënaqësia më e madhe

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Padyshim se të falurit e namazit vazhdimisht i jep njeriut atë qe s’ka mundësi me ia jepë bota dhe çka ka në të, të gjithë njerëzit, qofshin ata mjekë, sociologë, psikologë, qofshin ata njerëz të cilët mundohen që t’i bëjnë njerëzit të qeshin e kështu me radhë, nuk kanë mundësi t’i japin njeriut kënaqësinë shpirtërore, qetësi, lumturi, sikurse i jep besimtarit, namazi.

Besimtarit, namazi i jep qetësi, lumturi, kënaqësi , pushim shpirtëror, gjithë bota me u çu, dikujt që s’falë namaz me ia jepë këtë, s’kanë mundësi, s’kanë mundësi! Me të gjitha format, me të gjitha që i posedojnë ata, nga mjetet e ndryshme, qoftë edhe dehëse, nuk kanë mundësi t’ia jepin kënaqësinë që i’a jep besimtarit, namazi, sepse ai është lidhur me Allahun ﷻ dhe nga Allahu ﷻ vjen qetësia, lumturia, kënaqësia, nga Ai vie çdo e mirë.

Pa dyshim që ai i cili nuk është duke falur namaz, ai duhet në mënyrë urgjente, çdo send, qoftë edhe nëse derisa po i dëgjon këto fjalë, është duke ngrënë, apo është duke pirë, dhe nuk është namaz-falës, duhet që ta lë gotën, ta lë telefonin dhe të ndalet: “A jam besimtar? A jam musliman? Si unë jam musliman dhe nuk paskam lidhje me Zotin tim? Nuk po komunikojsha me të?” Menjëherë të vendosë të pendohet dhe të fillojë namazin. Kjo për ta është më obligim sesa çdo obligim që kanë mundësi ta parafytyrojnë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-