Këto janë qytetet më të sigurta në botë

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Kopenhagen është shpallur qyteti më i sigurt në botë, për herë të parë, duke shënuar 82.4 pikë nga 100 në raportin vjetor të Indeksit të Qyteteve të Sigurta nga “The Economist”, i cili rendit 60 destinacione ndërkombëtare mbi sigurinë dixhitale, sigurinë shëndetësore, infrastrukturën, sigurinë personale, si dhe sigurinë mjedisore, një kategori e re për këtë vit.

Kryeqyteti i Danimarkës kaloi nga vendi i tetë në vitin 2019 në krye të listës, kryesisht falë futjes së një seksioni të sigurisë mjedisore. Një faktor kryesor që e bën Kopenhagën një qytet kaq të sigurt është shkalla e ulët e krimit, aktualisht në nivelin e tij më të ulët në më shumë se një dekadë, thuhet në raport.

“Kopenhagen është një qytet ku asistenti i pastrimit dhe CEO takohen me njëri-tjetrin në supermarket dhe i çojnë fëmijët e tyre në të njëjtën shkollë. Ky është një nga gurët themelorë të kulturës daneze dhe kontribuon shumë në nivelet e larta të besimit dhe sigurisë.”, shprehen autorët e raportit.

Toronto ra nga froni dhe kaloi në vend të dytë me 82.2 pikë, ndërsa Singapori ishte i treti me 80.7 pikë. Edhe pse Sidnei doli i katërti, me 80.1 pikë, qyteti australian kryesoi kategorinë e sigurisë dixhitale, ndërsa fituesit të vitit 2019, Tokio iu dha 80.0 pikë, duke e vendosur qytetin japonez në vendin e pestë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-