Opoja.net

Kohë! – Taulant Selmani

Këndi Letrar
Kohë! – Taulant Selmani

Dhe syte nga malli me verbohen
Per dicka qe iku e me se shoh
Enderr ku deshirat me shtohen
Atje larg, ne nje vend e nje kohe!

Nata ma merr me vete driten
E shpirti me pushon nje cike
Lum per durimtaret qe priten
Me kohen u perballen pa frike!

Ne nje kohe, mall e nostalgji
Atje mua me pushon zemra
Harroj dhe veten si me magji
E kujtimet i therras ne emra!

Thone cfare iken, s’kthehet me
Thone qe vec n’mendje mbetet
Asnjehere se shoh, s’degjoje ze
Ditet shkojne, e kaluara tretet!

I humbur une ne mendjen time
Ca kujtime te vjetra sec i bluaj
Dikur mbushur plot perqafime
Ndersa sot, per ate kohe vuaj!

Dhe na erdhi nje kohe pa kohe
Te gjithe endrrat tash me iken
S’ka me shpirtin kush ma ngroh
Dhe shpresat ngadale mu fiken!

Prape e pres nje kohe te vije
Me e mire nga kjo qe e kemi
Friken e mallin qe ta perbije
Atehere ne parajse te vemi!

Dhe une s’mund te iki mbrapa
Nga e ardhmja tash po nisem
Me mundim une po bej hapa
Nga kjo kohe qe te arratisem!

© Opoja.net

Taulant Selmani

Poetët

Opoja.net

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Opoja.net

Botohet një roman për periudhën e luftës së Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net