Tregohet për një njeri se kishte shkuar mysafir tek një shok i tij, koprrac. Kur mbërrini mysafiri, koprraci e thirri të birin dhe i tha: O biri im, kemi mysafir të ndershëm, të cilin e dua shumë. Shko dhe blej për ne gjysmë kilogram mish, ndër më të mirin.
Shkoi i biri dhe pas një kohe u kthye, mirëpo duarthatë. Prindi i thotë: Po ku e ke mishin?!
I biri i përgjigjet: Shkova te kasapi dhe i thash më jep mishin më të mirë që e ke. Ai ma kthehu: Do të jap mish ndër më të mirin, si të jetë gjalpë!
Mendova dhe i thash vetes, nëse është ashtu, pse nuk shkoj e të blej gjalpë në vend të mishit!!
Dola dhe shkova në shitore dhe shitësit i thash: Më jep gjalpin më të mirë që e ke! Shitësi më tha: Do ta jap gjalpin më të mirë, si të jetë mjaltë!
Mendova dhe i thash vetes, nëse është ashtu, më mirë do të blej mjaltë!
Shkova te shitësi i mjaltit dhe i thash: Më jep mjaltin më të mirë që e ke!
Shitësi më tha: Do ta jap mjaltin më të mirë që e kam, është si uji i çiltër!
Mendova dhe i thash vetes, nëse është ashtu, ne kemi ujë të çiltër në shtëpi. Kështu u ktheva në shtëpi, pa mos blerë asgjë!!
Prindi i tha: O biri im, sa i mençur që je!! Mirëpo, të ka ikur një gjë!!
Këpucët e tua duke ecur nga dyqani në dyqan, i ke dëmtuar dhe harxhuar rëndë!!
Djali ia kthehu: Jo, o babai im! I kisha të mbathura këpucët e mysafirit!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.