Kronologji e shkurtër e jetës së profetit Muhammed a.s.

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

KRONOLOGJI E SHKURTËR E JETËS SË PROFETIT MUHAMMED (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të)

– LINDJA E BEGATË: Me 12 Rebiulevvel, ditë e hënë, Meke Mukerreme, Viti i Elefantit (që përkon me datën 20 prill 571);

– 4 VJEÇ: Hapja e gjoksit dhe kthimi te nëna e tij;

– 6 VJEÇ: I vdes e ëma, zonja Emine dhe kujdesin ndaj tij e merr gjyshi, Abdulmuttalibi;

– 8 VJEÇ: I vdes gjyshi dhe kujdesin ndaj tij e merr xhaxhai, Ebu Talibi;

– 12 VJEÇ: Filloi të merret me tregti. Mori rrugën për Siri;

– 20 VJEÇ: Mori pjesë në konfliktin e Fixharit (ndërmjet mekasve dhe fisit Havazin);

– 25 VJEÇ: Martohet me zonjën Hatixhe. Me të kishte 6 fëmijë: Kasimin, Zejneben, Rukajen, Umi Kulthumin, Fatimen dhe Abdullahun.

– 40 VJEÇ: I zbret Vahji (Shpallja). I pari që i besoi prej burrave ishte Ebu Bekri, prej fëmijëve Aliu dhe prej grave Hatixhja r.a.

– 43 VJEÇ: Filloi haptazi ftesën e njerëzve në Islam;

– 45 VJEÇ: Urdhëroi sahabët që të emigrojnë në Abisini (Etiopi);

– 47 VJEÇ: Filloi bojkoti i kurejshëve kundër tij dhe shokëve të tij. Kjo situatë e vështirë zgjati 3 vite;

– 50 VJEÇ: I vdes xhaxhai, Ebu Talibi dhe gruaja e tij, Hatixhja;

– 51 VJEÇ: Ngjarja e Israsë dhe Mi’raxhit;

– 52 VJEÇ: Besatimi i parë në Akabe;

– 53 VJEÇ: Hixhreti në Medine;

– 54 VJEÇ: Lufta e Bedrit. Martesa e Fatimesë me Aliun r.a. dhe vdekja e vajzës së tij, Rukajës;

– 55 VJEÇ: Lufta e Uhudit. Ndalimi i pijeve alkoolike.

– 56 VJEÇ: U obligua hixhabi, mbulesa e grave;

– 58 VJEÇ: Marrëveshja e Hudejbijes;

– 60 VJEÇ: Çlirimi i Mekës dhe lindja e Ibrahimit, birit të tij me zonjën Marie;

– 61 VJEÇ: Beteja e Tebukut dhe vdekja e të bijës, Umu Kulthumit;

– 62 VJEÇ: Haxhi Lamtumirës dhe vdekja e të birit, Ibrahimit;

– 63 VJEÇ: Ndërroi jetë, më 12 Rebiulevvel, paraditën e ditës së hënë. U varros në dhomën e zonjës Aishe në Medinë.

Allahu i Madhërishëm urdhëron dhe thotë:

“Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”

Nga arabishtja: E. Koshi

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-