Kur namazi është në vendin e parë në jetën tuaj, gjërat tjera automatikisht e zënë vendin e vet të duhur

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në këtë ditë, më 12 qershor 1909, u lind shkrimtari në mesin e juristëve islamë dhe juristi në mesin e letrarëve dhe shkrimtarëve, shejh Ali el-Tantavi. Ishte njeri zemërbutë, i thjeshtë dhe i afërt me njerëzit. Librat e tij paraqesin udhëtim kulturor dhe ky është leximi më i mirë që kam bërë. Kishte stil të mrekullueshëm dhe ishte e pamundur që t’i lexosh librat e tij pa lënë gjurmë në jetën tënde dhe në të menduarit tënd.

Kur ka folur për veten e tij, ka qenë plotësisht i sinqertë dhe i hapur, kur ka folur për umetin islam, ka treguar dashuri të madhe dhe xhelozi, kur ka folur për Islamin, ishte imam dhe jurist i virtytshëm islamik (fakih), ndërsa kur ka folur për kulturat e tjera, ai këtë e ka bërë me respekt dhe vlerësim maksimal.

Ja disa nga thëniet e tij, të cilat i kam nënvizuar duke i lexuar:

– Kur namazi është në vendin e parë në jetën tuaj, gjërat tjera automatikisht e zënë vendin e vet të duhur.

– Dashuro, ai që nuk dashuron nuk është njeri!

– Sëmundja është letra dhe mesazhi më i shkurtër që i thotë njeriut: Sa i dobët që je!

– Gjëja më e dhimbshme është të bini në gjumë çdo natë me shumë tregime dhe ide, të cilat nuk keni kujt t’ia tregoni gjatë ditës.

– Nëse nuk dëshironi të pendoheni për ndonjë gjë, atëherë çdo gjë që bëni, bëjeni në emër të Allahut.

– Nuk kam gjetur përshkrim më të mirë për jetën, sesa ai që thotë se jeta është përvojë, nëse nuk merr mësim nga goditja e parë, atëherë e meriton edhe të dytën.

– Nëse kërkimfalja është e vështirë për shpirtin tuaj, atëherë abuzimi dhe fyerja gjithashtu është e vështirë për shpirtrat e njerëzve të tjerë.

– Ne të gjithë jemi të mbushur me të meta dhe mangësi, dhe nëse Allahu nuk na i mbulon të metat dhe mëkatet, do të vdisnim nga turpi.

– E kam humbur praninë e zemrës kur e humba nënën time. Prandaj, kënaquni me bukurinë e jetës me nënat tuaja para se të jetë tepër vonë.

 

Ed’hem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-