Opoja.net

Kurrë mos harroni se premtimi i Allahut është i vërtetë

Dijeni se premtimi i Allahut është i vërtetë.‎

Kur Allahu ju premton se do të kujdeset për ju, atëherë mund të jeni të hedhur në lumë si i ‎porsalindur, dhe Allahu do t’ju mbrojë.‎

Ju do të ktheheni te nëna juaj për të qenë gëzimi i syve të saj dhe lehtësimi i zemrës së saj, ‎sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.‎

Ti mund të rritesh në shtëpinë e armikut tënd, tiranit më të madh në tokë, por do të jesh i ‎mbrojtur, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.‎

Kur të rrethon ushtria e tiranit dhe ti mendon se nuk ke rrugëdalje, Allahu për ty do ta çajë ‎detin, si mëshirë për ata që besojnë, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.

‎Kështu Musai (a.s.) ka qenë i mbrojtur.‎

Kurrë mos mendoni se nuk do të vihemi në sprovë, sepse dëshirojmë…‎

Mos harroni, përmes të gjitha këtyre sprovave, Allahu i Plotfuqishëm ka premtuar se me ‎vështirësinë është edhe lehtësimi, dhe Allahu ju ka premtuar grada të xhenetit atyre që ‎besojnë dhe që përpiqen.‎

Premtimi i Allahut është i vërtetë!‎

“Premtimi i Allahut është i vërtetë, e Ai është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.“‎‎(Lukman, 9)

Përkthim: Miftar Ajdini

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net