Kush e harron Allahun, ka harruar vetveten

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ai që e harron
Zotin, në fakt, ai e harron esencën dhe thelbin e ekzistencës së tij. Ai jeton
pa e njohur shpirtin e tij, pa e njohur veten e tij dhe e shkatërron dynjanë
dhe ahiretin e tij.

Allahu i
Plotfuqishëm i urdhëron të gjithë besimtarët që t’i frikësohen Atij dhe të
përgatiten për botën e ardhshme dhe përjetësinë:

“Dhe mos u bëni si
ata që duke i harruar urdhrat e Allahut, Ai i ka shpie ata që të harrojnë edhe
vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.”
(el-Hashr, 19)

Kjo mund të kuptohet
në dy mënyra; të jesh i pakujdesshëm ndaj diçkahit dhe të braktisësh diçka. Ta
harrosh Allahun, do të thotë,të jesh i pakujdesshëm ndaj Tij dhe ndaj urdhrave të
Tij, pastaj si rezultat i kësaj vjen braktisja e respektit, bindjes dhe përmendjes
së Tij, si dhe vetë robërimit ndaj Tij – të Plotfuqishmit.

Ajeti i përmendur iu
referohet jobesimtarëve, por në të njëjtën kohë, i paralajmëron edhe besimtarët
që të mos bëhen si ata. Pastaj pasojnë ajetet të cilat thonë se nuk janë të
njëjtë banorët e xhenetit dhe banorët e xhehenemit, në të cilët Zoti shpjegon
se banorët e xhenetit janë ata që janë të shpëtuar dhe kërkon që ne të themi: “Zoti
ynë është Allahu”
dhe të vazhdojmë në të deri në vdekje.

Nëse njeriu e harron
Zotin, atëherë Ai bën që njeriu, në fakt, ta harrojë veten në kuptimin që të
bëhet i verbër ndaj Krijuesit të tij, e me të edhe ndajvetvetes. Njeriu i tillë
është në gjendje të mos i bindet Allahut të Plotfuqishëm, as nuk i bën mirë vetvetes
dhe gjithçka që bën është e kot. Prandaj Allahu i Plotfuqishëm në fund të ajetit
thotë: “Ata janë mëkatarë të vërtetë.”

Pakujdesia njeriun e
çon në mëkat, ndërsa mëkati e çon në shkatërrim. Mirëpo, njeriu që e harron
vetveten ai nuk është i vetëdijshëm për këtë, sepse është në atë gjendje që e
ka harruar edhe obligimin e tij ndaj Allahut të Plotfuqishëm, Librit të Tij,
pejgamberëve, urdhrave, paralajmërimeve, lajmeve të mira, zemërimit
dhendëshkimit.

Kur Allahu i
Plotfuqishëm bën që dikush ta harrojë vetveten, atëherë ai njeri nuk mund ta
dallojë të mirën nga e keqja, as nuk mund të synojë që të njohë dhe mësojë sesi
ta dallojë atë. Njeriu i tillë të keqen e sheh si të mirë, kurse të mirën si të
keqe – dhe gjithë preokupimi i tij është kënaqja e pasioneve dhe interesave të
veta.

Dhe kur kjo të ndodhë,
atëherë njeriu fokusohet vetëm në gjëra materiale dhe preokupohet vetëm për
ushqimin dhe zbukurimin e trupit dhe për pasurinë e tij. Ai në vend të fesë dhe
moralit, nderin e kërkon në veshmbathje dhe materializëm. Këtë botë të shkurtër
e bën qëllim të parë, kurse botën tjetër të përjetshme e harron plotësisht. Më
shumë kohë kalonduke menduar për ndonjë gjë materiale, sesa duke menduar për
gjithçka që e rrethon atë dhe për krijimin e tij. Më shumë keqardhje shpreh për
humbjen e gjërave materiale sesa për humbjen e dinjitetit dhe njerëzisë./Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-