Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

(Mundohuni
të mos qani në dëshirën e kësaj vajze)

U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë pushimi. Vajza ime e vogël Merjema, gjithashtu është mësuar të ngrihet herët.

Unë
u ula në dhomën time të punës, e preokupuar me libra dhe letra.


Nënë, çka po shkruan?


Po i shkruaj një letër Allahut.


Nënë, a më lejon që ta lexoj?’


Jo, dashuria ime, kjo është letër personale, të cilën nuk dua ta lexojë askush.

Merjema
doli e pikëlluar nga dhoma ime e punës, por vazhdimisht mapërsëriste këtë pyetje.
Unërregullisht e refuzova. Kështu kaluan disa javë. Shkova në dhomën e saj, dhe
për herë të parë ajo dukej e hutuar… Pse ajo ishte e hutuar?

– Merjema,
çka po shkruan?

Ajo edhe më shumë u hutua…

Asgjë,
nënë – u përgjigj ajo, këto janë letrat e mia personale.

Çka
ka shkruar vajza ime 9 vjeçare për të cilën ka frikë që ta shohë unë!!?

– Unë
po i shkruaj letra Allahut, sikur edhe ti…’
– u ndalpapritmas, pastaj më pyeti:
– Nënë, a do të bëhen të gjitha realitet këto që po i shkruajmë?

– Sigurisht,
vajza ime, Allahu me të vërtetë di gjithçka…

Ajo
nuk më lejoi t’i lexoja ato që kishte shkruar. Dola nga dhoma e saj dhe shkova
te Rashidi, për t’i lexuar gazetën, si zakonisht. Ia lexova gazetën, por mendjen
e kisha te vajza ime e vogël. Rashidi e vuri re shpërqendrimin tim… mendoi se ishte
për shkakun e tij… u përpoq të më bindte që ta punësojmë një infermiere që të
kujdesej për të… për të ma lehtësuar mua.

O
Allahu i dashur, unë nuk doja që ai këtë ta mendonte… E përqafova dhe e putha
në ballin e tij, që po djersitej për shkakun tim dhe të vajzës sime, Merjemes. Ia
shpjegova atij arsyen e shqetësimit dhe shpërqendrimit tim.

Merjema
shkoi në shkollë dhe kur u kthye e gjeti mjekun në shtëpi. Ajo nxitoi që ta
shihte babanë e saj të palëvizshëm. U ul pranë tij duke e ngacmuar në mënyrë
fëminore.

Mjeku
më shpjegoi se gjendja e Rashiditishte shumë kritike. Unë e neglizhova faktin
që Merjema ishte ende fëmijë, dhe pa ndonjë kujdes, i thashë asaj se doktori i
kishte thënë se zemra e babait të saj të dashur, i cili e donte shumë, po
dobësohej ngadalë dhe se ai nuk do të jetonte më shumë se tri javë.

Merjema
u shtang. Vazhdoi të qante, duke thënë: – Pse të gjitha këto po i ndodhin
babait, pse??


Lutu për shërimin e tij, Merjema! Duhet të jemi të forta! Mos e harro mëshirën
e Allahut, dhe që Ai është në gjendje të bëjë gjithçka. Ti jevajza e vogël dhe
e vetme e babait.

Merjema
iu bind nënës së saj, mori guximin dhe tha: – Babai im nuk do të vdesë!

Merjema
çdo mëngjes e puthte babain e saj në fytyrë. Një ditë ajo e shikoi me një shikim
të butë dhe të dashur duke i thënë: – Sa do të doja që një ditë të më përcjellësh
deri në shkollë.

Pikëllimin
e madh të saj, ai u përpoq t’ia lehtësonte me fjalët:– Nëse dëshiron Allahu,
do të vijë dita kur do të të përcjell ty, Merjema ime e dashur.

Ai
ishte plotësisht i vetëdijshëm se nuk do të jetë në gjendje t’ia ofronte atë
kënaqësi vajzës së tij të vogël.

Unë
e përcolla Merjemën për në shkollë. Kur u ktheva në shtëpi, kurioziteti më shtyri
t’i lexoj letrat që ajo i shkruajti Allahut. I kërkova tek tavolina e saj, por
nuk gjeta asgjë. I kërkova për një kohë të gjatë, por pa rezultat. A thua ku i ka
lënë ato? A mos i ka grisur pasi që i ka shkruar? Ndoshta janë këtu… Merjema shumë
e donte këtë kuti. Ajo e kërkoi atë nga unë derisa e zbraza dhe ia dhashë asaj…
O Allahu i dashur, ka shumë letra në kuti, dhe të gjitha i janë shkruar
Allahut! Zoti im… Zoti im… Le të ngordh qeni i fqinjit tonë Seidit, sepse po më
frikëson mua!!

Zoti
im, macja jonë le të lindë shumë kotele të vogla… që të zëvendësohen kotelet që
i kanë ngordhur asaj!!!

Zoti
im, djali i dajës tim le të jetë i suksesshëm në shkollë, sepse unë e dua
shumëatë !!!

Zoti
im, bëj që trëndafilat në shtëpinë tonë të rriten shpejt, që të mund takëpus
nga një trëndafil çdo ditë për mësuesen time!!!

Kishte
shumë letra. Ndër të tjera, ajo kishte shkruar:

Zoti
im, shtoja mendjen e shërbyeses sonë, sepse ajo po e shqetëson nënën time…

Allahu,
të gjitha kërkesat nga letrat e saj ia kishte pranuar: Qeni i fqinjit tonë ngordhipara
një jave, macja jonë lindi dhe tash ka shumë kotele, Ahmedi është i suksesshëm
në shkollë, trëndafilat janë rritur dhe Merjema për çdo ditë, nga një ia dërgon
mësueses së saj… O Allah, pse Merjema nuk lutet për shërimin e babait të saj!??
Shumë herë unë e inkurajova që ta bënte këtë…  Mendimet mi ndërpreu zëri i ziles së telefonit.
Shërbëtorja u lajmërua dhe më thirri: – Zonjë, po thirr mësuesja!

Mësuese!
Çka ka ndodhur me Merjemen? A ka bërë diçka? Ajo më lajmëroi se Merjema kishte ra
nga kati i katërt, kur kishte shkuar në banesën e mësueses së saj, për t’ia
dhënë asaj trëndafilin, sepse ajo atë ditë kishte munguar. Ishte mbështetur në
ballkon, i kishte ratrëndafili, kishte raedhe Merjema…

Goditja
ishte jashtëzakonisht e fortë. Nuk mund ta përballonim as unë as Rashidi. Nga
pikëllimi i madh atij iu ngurtësua gjuha, dhe nga atëherë ai më nuk mund të flasë.

Pse
vdiq Merjema? Nuk po mund ta largoi mendimin për vdekjen e vajzës sime të
dashur… Çdo ditë unë po shkoja në shkollën e saj, sikur po e përcillja. Bëra
gjithçka që vajza ime e vogël dëshironte. Çdo cep i shtëpisë ma kujtonte atë.
Më kujtohet e qeshura e saj, e cila e mbushte shtëpinë me jetë…

Kanë
kaluar disa vite nga vdekja e saj, por sikur të kishte ndodhur dje. Të premten
në mëngjes, më erdhi shërbëtorja, e gjitha e frikësuar. Më tha se kishte
dëgjuar disa tinguj nga dhoma e Merjemës. O Allah, a ka mundesi qëtë jetë kthyerMerjema???
Kjo është çmenduri!!!

Ti
vetëm po fantazon… Që kur vdiq Merjema, në atë dhomë askush nuk ka çit këmbë.
Rashidi ishte i vendosur se unë duhet të hyj brenda dhe të shoh se çka është
dëgjuar. E vendosa çelësin në derë. Zemra më rrihte fortë… E hapa derën dhe,
nuk mund ta kontrolloja veten. Uula dhe qava, qava… U hodha në shtratin e saj,
dhe ai u lëkund… Ah, u kujtova, ajo vazhdimisht më thoshte se po lëkundej dhe
po kërciste kur lëvizte. Kam harruar ta thërras një marangoz për ta rregulluar.
Por tani më nuk ka dobi… Çka e shkaktoi tingullin???

Po,
tingulli ishteshkaktuar nga rënia e levhës në të cilën ishte shkruar Ajetul-Kursijja,
e cila ishte varur në mur, në mënyrë që Merjema ta lexonte çdo ditë derisa ta
mësonte përmendsh. Kur e mora levhen për ta vendosur përsëri në mur, gjeta një
copë letër, të cilënMerjema e kishte ngjitur në pjesën e pasme. O Allah, kjo ishte
një nga letrat e saj… Çka kishte shkruar ajo në atë letër! ?? Pse Merjema e kishte
vendosur pas Ajetul-Kursisë??? Ishte një nga letrat që Merjema iakishte shkruar
Allahut…

Aty
kishte shkruar:O Zoti im! O Zoti im! Më bëj të vdes
unë, kurse babai im të jetojë!

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-