E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur
përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e
Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.(El-Enfal
2)
Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibn As se i Dërguari i
Allahut s.a.v.s i pyeti sahabët: “Imani i kujt ju mahnit?” Thanë:
Imani i melekëve.” I Dërguari i Allahut tha: “E si mos të besojnë
melekët kur janë te Allahu? Thanë: “Imani i pejgamberëve. i Dërguari i
Allahut s.a.v.s tha: “E si mos të besojnë të dërguarit e Allahut kur atyre
iu vjen shpallja? Pastaj thanë: “Imani ynë.” i Dërguari i Allahut s.a.v.s
tha: E si mos të besoni ju, kur unë jam në mesin tuaj? Pastaj u tha: “Mua
më mahnit më së shumti imani i atyre që do të vijnë pas meje do ta kapin
Kuranin dhe do ta besojnë atësi dhe atë çka përmban ai.
Dijetarët e mëparshëm kanë thënë: Ekzistojnë katër lloje të imanit. Imani i cili është i dobishëm për këtë botë, por jo edhe për Botën tjetër, siç është imani i munafikëve. Lloji i dytë i imanit është ai që do të jetë i dobishëm për botën tjetër, jo për këtë botë, siç ishte imani i magjistarëve të Faraonit. Lloji i tretë është ai që nuk ka dobi as në këtë botë as në botën tjetër siç është imani i faraonit kur e pa vuajtjen dhe shkatërrimin. Lloji i katër i imanit është ai që është i dobishëm edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, e ai është imani në Zotin një, imani i njerëzve të sinqertë.
Pershtati: Arsim Dauti
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.