Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Islame
Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.
Një ditë, pranë tij kaloi një i huaj.
Me të parë të huajin, lypësi, menjëherë ngriti dorën dhe i tha:
“Më jepni diçka zotëri!”
“Nuk kam çfarë të të japë”, ia ktheu i huaji.
Por, nga kurreshtja e pyeti: “Çka është ajo mbi të cilën je ulur?”.
“Është një sënduk i vjetër, i pavlerë. Ka vite që ulem mbi të”, i përgjigjet lypësi.
“A ke provuar ta hapësh dhe të shohësh çfarë ka brenda tij?”, vazhdoi më tej i huaji.
“Jo, kurrë. Po çfarë mund të ketë brenda tij … asgjë, është bosh.” Iu përgjigj lypësi
“Çfarë thua sikur t’ia hedhim një sy. Kushedi çfarë mund të ketë brenda.” Insistoi i huaji.
Lypësi, me plotë pritesë u ngrit dhe mezi e hapi sëndukun e vjetër. Por, kur e hapi, mbeti pa fjalë. Sënduku ishte i mbushur me monedha ari.

I varfër është ai që nuk e ka zbuluar pasurinë e vërtetë mbrenda vetes së tij. Ai që nuk di çfarë kapacitetesh dhe çfarë energjie ekziston brenda tij.
Dikush mund të ketë pasuri të madhe, e megjithatë mbetet i varfër, sepse akoma nuk e njeh veten e tij. Ai ka kërkuar kudo, por asnjëherë nuk është orvatur të kërkojë brenda vetes së tij. /islamgjakova/

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Kushtrim Guraj

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Kushtrim Guraj

Dhikri i cili i fshin mëkatet dhe i hap dyert e Xhennetit

Kushtrim Guraj

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Kushtrim Guraj

Tradhëtimi i amanetit e shkatërron jetën e kësaj bote, e shkatërron fenë dhe sjell fatkeqësi në të dy botët

Kushtrim Guraj

Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli derisa ai të ndryshoj veten…

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net