Madhështia e Pejgamberit a.s. pas fitores në Bedr

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ka shumë tekste dhe ligjërata që flasin për luftën e Bedrit,  por shpesh anashkalohet një detaj. Në fakt thënia e Pejgamberit a.s. pas mbarimit të luftës. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm kur shohim ngjarjet para dhe pas luftës e cila përfundoi me fitoren e muslimanëve dhe zënien rob të 70 mushrikëve mekas.

Pas mbarimit të luftës, i Dërguari i Allahut s.a.v.s duke vëzhguar robërit e mjerë të luftës tha: ” NËSE DO TË ISHTE GJALLË MUT’IM IBN ADIJJ DHE TË KËRKONTE T’I LIROJ KËTO ROBËR, TË GJITHË DO T’I KISHA LIRUAR” (Buhariu 573/2)

Po  vallë, kush ishte Mut’im ibn Adijj? Ai ishte
mushrik, jetonte në afërsi të Mekës, nuk e pranoi islamin, vdiq si jobesimtar.

Por, pse i Dërguari
i Allahut s.a.v.s do t’i kishte liruar 70 mushrik të cilët kishin ardhur për ta
vrarë vetëm nëse nga ai do të kërkonte një mushrik tjetër si Mut’imi?

Për shkak se i Dërguari i Allahut s.a.v.s asnjëherë nuk e  kishte harruar nderin dhe drejtësinë e dikujt. I Dërguari i Allahut s.a.v.s do t’i lironte këta robër nëse do t’ia kërkonte Mut’imi, sepse ky njeri i kishte ndihmuar Muhamedit a.s. gjatë momentit  më të vështirë të tij.
Pas ngjarjes së Taifit ku Muhamedi a.s. nuk u prit mirë dhe u largua i fyer dhe i gjakosur, ai donte të kthehej në Mekë. Megjithatë, kthimi i tij në Mekë ishte i rrezikshëm. Duhej ndonjë familje apo fis i njohur ta shoqëroj dhe të garantoj për të, gjatë hyrjes në Meke. Por, askush nuk pranoi përveç familjes së Mut’im ibn Adijj. Në atë momente Mut’imi tha: Unë do ta marr Muhamedin nën mbrojtën time.” I thirri fëmijët e tij dhe fisin dhe u tha: “Armatosuni dhe shpërndaheni rreth Qabesë, unë  e kam marr nën mbrojtje Muahamedin.”!

Kur Muhamedi a.s.
me Zejdin hyri në Meke, Mut’imi thirri: ” O Kurejsh, unë e kam marrë
Muhamedin nën mbrojtjen time, askush të mos fyej dhe sulmojë!”

Shihni madhështinë
e Pejgamberit a.s.. Ai kur i vëzhgoi robërit e Bedrit  e kujtoi ngjarjen e  Taifit dhe mushrikun që e ndihmoi në ato
momente të vështira. Muhamedi a.s i mori robërit e luftës në Medine i vendosi në
shtëpitë e sahabëve dhe i urdhëroi  t’i
ushqejnë siç e ushqejnë veten e tyre.

I Dërguari i
Allahut s.a.v.s nuk e harroi mirësinë 
dhe nderin e një mushriku dhe nëse ai do të ishte gjallë dhe do t’i kërkonte,
ai do t’i lironte të gjithë robërit e luftës.

Sot, disa musliman
qoftë edhe njerëz të ngritur dhe të ditur sado të mira t’u bësh nëse nuk bën siç
ai mendon të kryqëzon për gjithë kohen.

Ky është Pejgamberi
ynë, të cilin e duam dhe e ndjekim!

Allahumme salli
ala Muhammedin ve ala Ali Muhammed!

Saudin Cokoja

Përktheu: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-