- Filloni ditën me namazin e sabahut, dhikrin e mëngjesit dhe mbështetjen e fortë në All-llahun, në mënyrë që ta largoni ankthin dhe t’i kryeni obligimet tuaja me lehtësi dhe sukses.
- Vazhdo të kërkosh falje, dhe gjatë ditës bëni istigfar, sepse istigfari i fshinë mëkatet dhe ju sjell rizk.
- Assesi mos e lini pas dore duanë, sepse ai është “litari” i shpëtimit.
- Mendoni mirë para se të thoni diçka, sepse fjala mund të jetë vdekjeprurëse dhe mos harro se fjalët tuaja i shkruajnë melekët fisnik.
- Jini optimistë, madje edhe nëse gjendeni në vorbull të një stuhie, mbasi deri sa kalon nata kalon, shqetësimi humbet, ankthi zëvendësohet me rehati, dhe vështirësia me lehtësi.
- Nëse shqetësimet të shumëfishohen, thoni: “La ilahe ilallah!”
- Me paratë tuaja ‘blini’ lutjet e të varfërve dhe dashurinë e nevojtarëve.
- Mos harro se sexhdeja me nënshtrim dhe përkushtim ndaj All-llahut, është më e mirë se gjithë thesari tokësor.
- Kini kujdes nga lutjet e atyre që u është bërë padrejtësi dhe nga lotët e të varfërit.
- Mos harro se rrobat tuaja të vjetra janë të reja për të varfërit.
- Mos e mbyll derën e pranimit të duave me mëkatet e tua.
- Humbës i vërtetë është ai i cili është i privuar nga përkushtimi dhe nënshtrimi në namaz dhe syri i lehtë në lot.
- Mos i shqetësoni myslimanët të cilët i neglizhojnë parimet islame me veprimet e tyre, sepse kështu akoma më tepër mund t’i largoni nga Islami.
- Falni besimtarin që ju shpif dhe përfol, sepse ai ua dhuroi veprat e tij të mira, ndaj ktheja atij.
- Kush e kujton nxehtësinë e zjarrit të Xhehennemit, nuk e ka vështirë të përmbahet nga mëkatet.
- Largohu nga “thashethemet”, sepse posedon bamirësi sa një mal, pra mos i shkatërro ato.
- Kur’ani qoftë gjithmonë në afërsi të duarve tua, sepse një ajet i lexuar i Librit të All-llahut është më i mirë se e gjithë bota dhe gjithçka në të.
- Jeta është e bukur, por është më e bukur me besimin tënd të sinqertë (imanin) dhe ahlakun tënd të bukur.
Përgatiti: Abdusamed N. Bušatlić
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@press.ch]
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.