Mos u bëj i vrazhdët dhe grindavec, sepse udhëtimi i dynjasë është shumë i shkurtër!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Një vajzë ishte
ulur në autobus i cili ndaloi në një stacion. Aty hyri një grua, e cila donte
të ulej pranë vajzës, duke e goditur me çantat e saj të shumta.

Një pasagjer po
shikonte atë skenë dhe, me shumë mërzi, e pyeti vajzën: “Pse po hesht dhe
pse nuk po i thua asgjë asaj gruaje kaotike dhe të pamatshme?”

Vajza u
përgjigj me buzëqeshje: “Nuk është e nevojshme të jesh mizor dhe të grindesh
për diçka të parëndësishme. Sepse, udhëtimi është i shkurtër. Unë do të zbres në
stacionin tjetër.”

Këto fjalë «udhëtimi
është i shkurtër»
meritojnë të shkruhen me shkronja të arta dhe gjithmonë t’i
kemi parasysh në punët tona të përditshme.

Nuk duhet të jesh i vrazhdë dhe të grindesh për
çdo gjë të vogël, sepse udhëtimi është i shkurtër. Nëse secili nga ne do ta
merrte parasysh se udhëtimi ynë në këtë botë është i shkurtër, nuk do ta bënim
të errët, përplot me grindje dhe debate, me mosfalje për të tjerët, me moral të
keq dhe mosmirënjohje për begatitë, si dhe do ta kursenim mundin dhe kohën tonë
nga humbja dhe shkatërrimi.

Dikush nga të afërmit tuaj, a ju ka thyer
zemrën?

Mos u mërzitni shumë, sepse udhëtimi është
i shkurtër.

A ju ka tradhtuar dikush, a ju ka mashtruar
apo ju ka tallur?

Qëndroni të qetë, sepse udhëtimi është i
shkurtër.

Dikush e ka harruar bamirësinë tuaj, ndihmën
dhe mbështetjen që i keni dhënë kur ishte në vështirësi, qëndroni të matur dhe
të qetë, sepse udhëtimi është i shkurtër.

Ose mbase e ka harruar të drejtën tuaj dhe nuk
ju ka treguar respektin që meritoni, mos u mërzitni tepër, sepse udhëtimi
është i shkurtër.

Pra, le t’i mbushim zemrat tona me dashuri,
paqe dhe mirënjohje ndaj Allahut për begatitë, sepse dashuria është ndjenja e
njerëzve të mëdhenj, jo e frikacakëve dhe keqbërësve.

Udhëtimi ynë në këtë botë është shumë i
shkurtër, dhe nuk është e mundur të rikthehemi pas shkuarjes.

Askush prej nesh nuk e di saktësisht se sa do
të zgjasë udhëtimi i tij, apo a do të qëndrojë deri në stacionin tjetër apo jo.

Prandaj, le të jemi optimistë, pozitivë, të
qetë, të sjellshëm, të durueshëm dhe tolerantë ndaj të tjerëve.

Sepse udhëtimi është shumë i shkurtër.

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-