Mos u ngarko me brengat,të cilat nuk kanë ardhur me ty…

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Mos u ngarko me brengat,të cilat nuk kanë ardhur me ty në dynja, as nuk do të shkojnë me ty kur të largohesh!

Një djalosh ishte ngarkuar me brenga dhe probleme jetësore, kështu që shkoi te një njeri i mençur për t’u këshilluar me të, dhe për të kërkuar ilaç për brengat e tij. Kur erdhi tek njeriu i mençur, ai tha:

“O njeri i
mençur, unë kam ardhur të të pyes nëse ekziston ndonjë mënyrë që të lirohem nga
brengat, të cilat po më rëndojnë.”

Njeriu i mençur i
tha:

“Unë do t’i bëj
ty dy pyetje, në të cilat duhet të përgjigjesh, në mënyrë që unë pastaj t’i përgjigjem
pyetjes tënde.”

Djaloshi, i lumtur,
premtoi se do t’u përgjigjej pyetjeve, kështu që njeriu i mençur e pyeti:

A ke ardhur në
këtë botë me këto brenga dhe probleme, të cilat po të rëndojnë tani?

“Jo, nuk kam
ardhë”,
– u përgjigj djaloshi.

Njeriu i mençur, ia bëri
edhe pyetjen e dytë:

“Kur të largohesh
nga kjo botë, a do t’i marrësh me vete këto brengat dhe problemet tua?”

“Jo, nuk do t’i
marr me vete”,
– u përgjigj djaloshi.

Atëherë njeriu i
mençur i tha:

“Pra, kjo është
një gjë që nuk ka ardhur me ty në këtë botë, as nuk do të shkojë bashkë me ty
nga kjo botë … Më e mençur është që mos t’u kushtosh rëndësi të madhe brengave
tua. Bëhu i durueshëm në aspektin e kësaj bote, drejtoje shikimin kah qielli, dhe
do ta realizosh atë që dëshiron. Bëhu i gëzuar dhe i qeshur, sepse nafaka jote është
e përcaktuar edhe jetëgjatësia jote është e caktuar. Dynjaja dhe gjendjet e
ndryshme të saj, nuk e meritojnë brengosjen tonë, sepse ato janë pjesë e caktimit
së Zotit të Lartë, Allahut të Plotfuqishëm, në të cilën njerëzit nuk mund të ndikojnë.”

Saff.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-