Namazi është dritë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Namazi që nga fillimi e deri në fund përfshin të gjitha llojet e dhikrit. Namazi është një dhikër gjithëpërfshirës me leximin e Kuranit Fisnik, madhërimin e Zotit, tekbiret, tesbihet, lutjet dhe përgjërimit. Madje, ai mund të jetë dhikri më i madh.

Namazi është një lloj dhikri i atillë që zemrat e arrijnë prehjen shpirtërore vetëm me të.1 Zemra është qendra e perceptimit, mendimit dhe vetëdijes. Nëse kjo qendër është e fuqishme, atëherë ndjenjat janë pozitive dhe të ekuilibruara. Gjithashtu, edhe mendja dhe perceptimi shpëtojnë nga të qenët robër të dëshirave të padobishme.

Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se “ata të cilët e falin namazin në kuptimin e vërtetë, do të kenë një mbrojtje kundrejt ndjenjave të ulëta, sjelljeve të pahijshme dhe çdo lloj ligësie që nuk përputhet me mendjen e shëndoshë”.

2 Namazi për shkak se është një ibadet mbrojtës, ruajtës dhe orientues drejt
ndjenjave sublime, është një adhurim që kërkohet të fillohet që nga mosha e
pubertetit e të vazhdojë deri në fund të jetës. Virtytet që namazi ia jep njeriut
në çdo moshë dhe në çdo gradë janë të ndryshme. Nisur nga këto që thamë,
çdo namaz është i ndryshëm në aspektin shpirtëror edhe pse është i njëjtë në
formë. Andaj, edhe frytet e tij janë të ndryshme sipas njeriut dhe periudhave
të jetës së këtij të fundit.

Veçanërisht periudha e rinisë së njeriut është një kohë kur ndjenjat arrijnë
pikën kulmore. Ngjitjet dhe zbritjet janë absolute. Mbajtja e ekuilibrit në këtë
periudhë është shumë më e vështirë. Ja namazi, edhe pse është i rëndësishëm
për çdo moshë, ai shfaq një rëndësi shumë më të madhe në periudhën e rinisë
për sa i përket aspektit të ruajtjes së personalitetit dhe zhvillimit të shëndetshëm.
Nëse qëllimi i krijimit është që të jemi robër prej të cilëve është i kënaqur Allahu
Teala brenda kornizës së aftësive dhe përgjegjësive që na ka dhënë Zoti, atëherë
esencën e këtij nënshtrimi e përbëjnë besimi dhe tevhidi. Ndërsa shtyllën kryesore e përbën namazi. Për këtë arsye, është thënë:

“Feja pa namaz nuk mund të jetë fetarizëm.” Fakti që i Dërguari i Allahut (a.s.), ka kërkuar në lutjet e tij
që brezat e ardhshëm të takohen me namazin, bazohet mbi këtë urtësi.

Tashmë le të japim një recetë udhëzimi që një i urtë ia ka dhënë një të riu që ndjente dobësi dhe plogështi në çështjet fetare: “Bir! Le të përpiqemi t’i falim namazet me xhemat.”
Po, namazi është kthimi i vetes në natyrshmërinë e saj. Për t’ju kthyer përsëri pastërtisë dhe dëlirjes së natyrshmërisë, për t’i rinovuar ndjenjat dhe për të hyrë në drejtimin e duhur, duhet ta drejtojmë trupin dhe zemrën nga kibla dhe Krijuesi i tyre.
Njëra prej cilësive më themelore që domosdo duhet të fitohet në rini është vetëdija dhe përgjegjshmëria për t’i falur në mënyrë të rregullt pesë kohët e namazit.

Pjekuria e një rinie që i nxihet jeta kur i ikën një namaz dhe i mbetet për kaza
është një pjekuri e shëndetshme. Një vetëdije e tillë e ndërton edhe personalitetin në formën më të mirë. Ata që takohen me Zotin në audiencën hyjnore pesë
herë në ditë, sigurisht që Ai do ta edukojë dhe pastrojë në atë formë që është
i kënaqur. Atëherë ajo që duhet të bëjmë është që ta perceptojmë namazin, ta
duam dhe ta falim në formën që e ka falur i Dërguari i Allahut (a.s.).

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-