Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 9:00 - 22/08/2017 Artikuj
Ndaje

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

-1-Tema: Fjala e Allahut të Lartësuar “Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet.” El Ankebut, 8

  1. Transmetohet nga Ebu Amër bin esh Shejbani se ka thënë: Na ka treguar i zoti i kësaj shtëpije -e bëri shenjë me dorën e tij në drejtim të shtëpisë së Abdullahut- se ka thënë: E kam pyetur Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Cila vepër është më e dashur te Allahu Lartësuar?[1] Tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” I thashë: Pastaj cila? Tha: “Pastaj respektimi i prindërve.” I thash: Pastaj cila? Tha: “Pastaj lufta në rrugë të Allahut.” Tha: Ai më tregoi për këto, e nëse do të shtoja ai përsëri do të shtonte.[2]
  1. Na ka treguar Ademi se ka thënë: Na ka treguar Shubeh se ka thënë: Na ka treguar Jala bin Ata nga babai i tij nga Abdullah bin Umer[3] se ka thënë: “Kënaqësia e Allahut gjendet te kënaqësia e prindërit.[4] Ndërsa hidhërimi i Allahut gjendet te hidhërimi i prindërit.[5]”[6]
  1. Na ka treguar Ebu Asim nga Behzi bin Hakim, nga babai i tij nga gjyshi i tij. Thashë: O i Dërguari i Allahut! Kujt t’i bëj bamirësi (më shumë)? Tha: “Nënës tënde.” I thashë: Kujt t’i bëj bamirësi (më shumë)? Tha: “Nënës tënde.” I thashë: Kujt t’i bëj bamirësi (më shumë)? Tha: “Nënës tënde.” I thashë: Kujt t’i bëj bamirësi? Tha: “Babait tëndë pastaj njerëzve më të afërt (në lidhje gjaku) e kështu me rradhë.[7]”[8]
  1. Nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se: Atij i erdhi një burr dhe i tha: Kërkova dorën e një gruaje për martesë, por ajo refuzoi te martohej me mua. Kështu që atë e kërkoi dikush tjetër dhe ajo pranoi t’u martonte me të. Unë ndjeva xhelozi për të dhe e vrava. A ka pendim per mua? Tha: “A e ke nënën gjallë?” Tha: “Jo.” Tha: “Pendohu te Allahut Lartësuar dhe afrohu te Ai me adhurime aq sa të kesh mundësi.” Shkova[9] e pyeta Ibën Abasin: Pse e pyete atë a e ka nënë gjallë? Tha: “Nuk di ndonjë vepër (tjetër) që të afron te Allahu Lartësuar më shumë se sa bamirësia ndaj nënës.”[10]

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] D.m.th. atë vepër që më së shumti e do Allahu dhe është i kanaqur me të.

Nga hadithi përfitohet:

-Inkurajimi për ruajtjen e faljes së namazit në kohën e tij. Nuk ka dyshim se namazi në kohën e vet është prej veprave më të mira. Është për qëllim me “Es Salah” namazi i saktë, në të cilin plotësohen të gjitha shtyllat, kushtet dhe vaxhibet e tij sipas formës që e ka falur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku thotë: “Faluni ashtu siç më shihni mua të falem.

-Pozita e madhe e prindërve.

-Lejimi i përdorimit të “leu – nëse/sikur” bazuar në fjalën e tij “e nëse do të shtoja ai përsëri do të shtonte.”

-Durimi që duhet të tregojë muftiu ndaj pyetësit dhe mësuesi ndaj nxënësit.

[2] Hadith autentik. E ka nxjerr Buhariu dhe Muslimi në “Koleksioni i haditheve autentike”. “El Irvau” (1197)

[3] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!): Te Tirmidhiu dhe të tjerët është “Ibën Amër”. Shih “Es- Sahihah”.

[4] Ngase Allahu Madhëruar ka urdhëruar që fëmija t’i bindet babait dhe ta nderojë/respektojë atë. “Fejdu” (4/33).

[5] Nga hadithi përfitohet:

-Është detyrë që fëmija ta kënaqë prindin e tij dhe mos ta hidhërojë atë derisa kënaqësia dhe hidhërimi i tij nuk bëhen shkak që fëmija të bjerë në mëkat.

[6] Hadithi arrin gradën hasen (i mirë) meukuf. Ndërsa merfuan arrin gradën sahih. “Es Sahihah” (515). Në botimin e ri të “Es Sahihah” shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Hadithi është hasen me të gjithë rrugët e tij.” Duke u kthyer nga gjykimi i mëparshëm. Shih “Es Sahihah” (516)

[7] Nga hadithi përfitohet:

-Obligueshmëria e respektimit të prindërve dhe ndalimi i sjelljes keq ndaj tyre.

-Inkurajimi për respektimin e të afërmve duke u dhënë përparësi atyre që janë më afër në lidhje gjaku.

-Kujdesi i sahabëve radijAllahu anhu për të mësuar gradat e të mirës.

[8] Hadith hasen (i mirë). “El Irvau” (2232, 829)

[9] Në disa kopje gjendet: “Ata bin Jesar…”

[10] Hadith autentik. “Es-Sahihah” (2799).

Nga hadithi përfitohet:

-Vrasësi këshillohet me pendim të sinqertë dhe të afrohet te Allahu Lartësuar me aq sa të mundet.

-Bamirësia ndaj nënës e afron njeriun mëkatar te Allahu më shumë se veprat e tjera.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 11:11 - 22/08/2017 9:00 - 22/08/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

a-e-di-perse-nuk-ndjen-perulesi-kur-lexon-kuran?
Artikuj

Kurani na mëson forcën e vendosmërisë në përpjekje dhe mos-dorëzimin para vështirësive

1 Min. Leximi
Artikuj

Njeriu ёshtё me atё qё do

6 Min. Leximi
po-cka-do-t’i-them-une-allahut-ne-diten-e-gjykimit?
Artikuj

Njeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe e keqe, Duhet ti drejtohet vetëm Allahut

2 Min. Leximi
Artikuj

Vlera e natës së Kadrit

21 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?