Në rastin e përkujtimit të mikut të jetës time !

Opoja.net Opoja.net Opinione

Autor: Behar Guri

Kurr nuk kam menduar se është kaq vështir të shkruhet një kujtim si ky për shokun tim Ridvanin .

Si për familjen ashtu edhe për shokët e dashamirët e tij ishte ende i ri dhe në moshën më të përshtatshme kur fëmijet dhe nxënesit prisnin nga ai këshilla të vlefshme siq e kishte zakon ai te jepte derisa ishte gjallë.

Sidoqoftë në këtë rast për ish kolegun e viteve më të bukura , viteve të rinisë më të cilin ke kaluar një pjesë të jetës dhe rrugetimeve shkollore, ndarja ishte tejët e rënde dhe e papërballueshme , mirpo edhe në ato momente njeriu  duhet të permbahet dhe pajtohet me rregullat qe ka caktuar perendija.

Andaj dhëmbja që ndiejm për ty në këtë përvjetor nuk i takon vetëm familjës por te gjithë atyre dashamireve te sinqert, shokëve ,nxënësve,kolegeve,dhe ne keto momente dhimbje urojm që për nderë të mundit dhe sakrificës tende, bamiresive dhe zemergjeresis sate, Zoti të këtë përgaditur një vënd të zgjedhur në parajsen e tij ku shpirti yt bujar do te pushoj përjetësisht në qetësi.

Ridvani tërë qenjën e vetë ja kushtoi arsimit e vetmja brenge e tij ishte edukimi i brezave te rinjë. E mundonte nje gje , se mos rinia e fshatit nga vinte ai do te mbetej mbrapa rinisë të fshatrave tjera, mirpo aq shume u angazhua sa qe shume, nxënesë që dolen nga dora e tij ishin aq të përgaditur , sidomos në matematik sa që shumë prej tyre studiuan atë lemi  ose u shpërblyen me qmime në shkolla të mesme.

Ridvani jo vetëm që ishte një mësues i mirë por ai ishte edhe një aktivist i mirë i fshatit. Gjithqka që u investonte në fshat ishte ai që i bente te gjitha organizimet. Të gjitha shënimet që kishte nevoj për fshatin ai i kishte në arkivin personal që posedonte . Po ashtu Ridvani ishte edhe një luftetar i devotshëm i luftës së fundit luftës së lavdishme te UCK-se ,ai ishte pjestarë i brigadës 138.Agim Ramadani ku u rradhit nderë të paret në ushtri dhe i qëndroi besnik deri në perfundim të saj . Së fundmi ai ishte duke ndjekur studimet pa shkeputje nga puna ku ishte njeri nderë  studentet më të dalluar të grupit të matematikës. Ridvani do të kujtohet nga te gjithë si një shëmbull i njeriut te punës , i urtë , i sjellshëm dhe i sinqert .

Do te kujtojë  gjithmanë me respekt nga miku yt,  Behari …

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-