Nëna, nëna, nëna!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

E dëgjoj duke kënduar. Qetë dhe butë siç dinë vetëm nënat. Është shumë më këndshËm t’i dëgjosh ninullat e nënës sesa vajin e fëmijëve. Gjithë ditën sot dëgjova vaj fëmijësh. E ndajë dhembjen e tyre. Më vinte keq për nënën, sepse të njëjtën e vuajta unë para pesëmbëdhjetë viteve kur ishte lufta tek ne. Plotësisht e kuptoja se çfarë po kalonte dhe si ndihej.

Mu për këtë arsye i ofrova ndihmë disa herë. Ashtu qetë, sikur nëna nënës. Më refuzoi, ndërsa në trupin e saj në atmosferën gjysmë të errësuar shiheshin venat e saj të cilat flisnin se kishte nevojë. I thash që do të jem në dhomën pranë saj, të më drejtohet nëse kishte nevojë për diçka. Mund ta  lëkundim vajzën e vogël , sepse këtë të gjithë foshnjat e duan, ndërsa kështu nëna do të fitonte pak kohë për pushim. Ajo më falënderoi dhe më tha që do të më drejtohej, edhe pse e di se nuk do të kërkojë asnjë ndihmë. Dikur edhe unë isha e njëjta.

Transmetohet se erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem dhe e pyeti: “Kush e meriton më shumë dashurinë dhe bamirësinë time?” I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, iu përgjigj: “Nëna jote”. “Mandej kush?”, pyeti ai. “Nëna jote”, iu përgjigj i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem. “Mandej kush?” e pyeti për herë të tretë njeriu. “Nëna jote”, iu përgjigj i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem. “Mandej kush?”, pyeti sërish ai. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Babai yt”. (Muttefekun alejhi)

E lëkundja dhe e mbaja me orë të tëra foshnjën time. E lusja Zotin të qetësohet pakëz sa të mund të shkojë në tualet apo të pi pak ujë. Më dhembte i gjithë trupi, sepse nuk mundesha të durojë nga lodhja. Dhe sa e zinte gjumi në kraharorin tim, kisha frik të lëviz, thosha më vete, le të pushojë pak, është i lodhur, i sëmurë… I Shtrëngoja dhëmbët dhe vazhdoja të durojë. I këndoja ninullat në vesh. I këndoja butë, le ta dijë që jam këtu pranë. Do të ndihet më mirë edhe foshnja edhe unë.

Edhe sot, e kuptoj që ai do të ishte mirë edhe sikur të leja dikë që të më zëvendësonte për disa orë. Do të pushoja, do të flija, do të haja dhe do të pija dhe sigurisht do të kisha forcë për të vazhduar, por jo. Kisha frikë se askush nuk do të më zëvendësonte si duhet.

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” [EL-ISRÂ’, 23-24]

U mundova këtë t’ia them sot, por nuk më dëgjoj. Nuk e fajësoj aspak. E njëjtë jam edhe unë. Jam nënë!

Erdhi një musliman te i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem the i tha: “O i Dërguar i Allahut, dëshiroj të shkojë në luftë edhe unë, prandaj erdha të këshillohet me ty.” I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem e pyeti: “A ke nënë?” “Po”, iu përgjigj njeriu. Atëherë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i tha: ““Qëndro pranë nënës tënde dhe bëji bamirësi asaj. Xhenneti është nën këmbët e saj.” (Ahmedi dhe En-Nesai)

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-