Opoja.net

Nëse njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë, e keqja me siguri do të fitojë

Islame

Edhe pse sprovat janë pjesë integrale e jetës sonë, shumë prej nesh, për fat të keq, gjunjëzohen para sfidës së parë. Pavarësisht a jemi të sprovuar me pasuri, me ndryshim të partnerit të jetës, me humbjen e një anëtari të familjes apo me gjendje shëndetësore, nuk duhet t’i lejojmë vetvetes që për shkak të saj ta ndërpresim kryerjen e veprave të mira.

Natyrisht, për shkak të sprovave të lartpërmendura, është e vështirë të mbetemi ‘sabërli’, sado i fortë të jetë imani ynë në atë moment. Megjithatë, pikërisht në fe duhet ta kërkojmë shpëtimin për çdo gjë që na godet, sepse pa kryerje të veprave të mira dhe pengim nga e keqja të cilat na i urdhëron Islami, ne me siguri do të jemi të humbur.

Allahu i Plotfuqishëm thotë:

„Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.“ (Alu Imran, 104)

Njerëzit e mirë nuk duhet të jenë pasivë

Rëndësia e kryerjes së veprave të mira dhe ndalimi i së keqes duhet të jetë prioriteti ynë, dhe një nga arsyet për këtë është edhe veprimi ynë ndaj të tjerëve me shembullin tonë personal. Nëse muslimani dhe muslimanja janë pasivë dhe të pa interesuar për të bërë mirë, është shumë e sigurt, se kështu ua lehtësojmë rrugën të gjitha fenomeneve negative në shoqërinë tonë, të cilat fatkeqësisht janë shumë.

Pikërisht, për shkak se jemi të rrethuar nga shumë fenomene negative, ne duhet të jemi forca lëvizëse dhe ndryshimi pozitiv të cilin duam ta shohim. Çdo sprovë e cila na godet, duhet ta kuptojmë si provë të besimit dhe stabilitetit tonë. Natyrisht, e gjithë kjo është shumë e lehtë për tu thënë, mirëpo, për tu zbatuar në praktikë është mjaft e vështirë. Askush nuk e duron të njëjtën gjë në mënyrë të njëjtë. Për këtë arsye, të moçmit shpesh e theksonin rëndësinë e thënies: „Ti nuk ke qenë në lëkurën e tij!“

Dikush sprovën e përballon më me vështirësi, e dikush më me lehtësi, mirëpo, pasi të kalojë ‘periudha e krizës’, duhet gjithmonë të kthehemi në atë pikën fillestare, dhe ajo është që të bëjmë mirë në çdo gjendje. Përtacia dhe pasiviteti janë sëmundje të mëdha të kohës së tashme, për të cilat as që jemi të vetëdijshëm.

Baza e çdo suksesi është të bërit mirë, kurse bazë e çdo akti joproduktiv, është dembelizmi dhe kërkimi i fajit tek dikush tjetër. Prandaj, duhet të largohemi nga diskutimet e pakuptimta dhe nga kërkimi i justifikimit në diçka tjetër (apo te dikush tjetër), të vetëdijshëm se ai, megjithatë, është dështimi ynë.

Kryerja e veprave të mira gjatë sprovave

Karakteristikë e personaliteteve të qëndrueshme është qëndrimi i vendosur dhe këmbëngulës gjatë çdo sprove. Pas sprovës, gjithmonë pason periudha e lehtësimit dhe mirëqenies, për të cilën duhet gjithmonë të mendojmë kur na godasin gjërat e padëshiruara.

Natyrisht, në këtë mënyrë, të paktën në segmentin psikik, ne e ndihmojmë vetveten për ta kapërcyer ndonjë situatë të caktuar të pafavorshme.

Kryerja e veprave të mira, duhet të jetë obligimi ynë, pa marrë parasysh se në çfarë situate gjendemi, sepse me siguri Allahu mund ta ndryshojë gjendjen tonë, pikërisht për shkak të një vepre të mirë, të cilën ne ndoshta mund ta konsiderojmë të parëndësishme.

Akos.ba; Admir Lisica

Përkthim: Miftar Ajdini

Mos i humb

Bëhuni bamirës, edhe nëse njerëzit nuk ua kthejnë me bamirësi

Opoja.net

Nuk do të hyj në Xhennet bartësi i fjalëve të huaja (nemmami)

Opoja.net

Ç’të mbjellësh, do të korrësh

Opoja.net

Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah”

Opoja.net

Tregim: “Tenxherja që e gjeti kapun e vet”

Opoja.net

Lëshimi me radhë i tre namazeve të xhumasë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net