Muhamed Samarkandi, njëri nga zërat më të rëndësishëm të
dijetarëve hanefi që kanë jetuar në kohën e Karahanllëve, u lind në Samarkand
në vitin 1073 dhe studioi në Buhara. Ndër nxënësit më të suksesshëm që imam
Samarkandi ka përgatitur në aktivitetin e tij, vijnë e bija Fatimeja dhe
dhëndri, Ebubekir el-Kasani.
Samarkandiu, i cili vdiq në Buhara më 1144, ishte një dijetar me
zë në Usul dhe Kelam. Ai konsiderohet ndër autoritetet më të shquara në
shkollën Meaveraunnehri Samerkant. Vepra “Tuhafetu-l-fukaha” që ai shkroi,
përmendet si një ndër veprat më të rëndësishme në fushën e fikhut
(Jurisprudencës islame). Duke u mbështetur në veprën në fjalë, dhëndri i tij,
Kasani, shkroi më pas veprën “Bedaiu’s-Sunaji”.
Nxënësi i imam Samarkandiut, Ebubekir el-Kasani, i cili i kishte
tërhequr vëmendjen shpesh me zellin dhe devotshmërinë e tij, një ditë kërkoi
dorën e Fatimes, vazjës së hoxhës.
Përgjigjja e hoxhës ndaj kërkesës së nxënësit të tij të tërheq
vëmendjen: “Duhet të jesh i përafërt në dije me vajzën time, nëse ke menduar të
kërkosh dorën e saj dhe këtë unë nuk mund ta di…”
Kjo i erdhi rënd Kasanit, i cili, pa u vonuar, pyeti:
“Zotëri, çfarë dëshironi të bëj për t’ju treguar nëse jam apo jo i
denjë për vajzën tuaj?”
Përgjigjja e mësuesit ishte gati:
“Nëse bën shpjegimin e Tuhfetu-l-fukaha-së dhe arrin ta bësh edhe
vajzën time, Fatimen, që ta pëlqejë këtë, atëherë unë dotë jem i detyruar të
pranojë kërkesën tënde.”
Kësisoji, i riu, Kasani, u detyrua të mos njihte më ditë e natë
dhe të punonte shumë për hedhur në dritë veprën e njohur “Bedaiu-s-Sanaji”, një
kopje e së cilës gjendet sot në bibliotekën e Sulejmanijes. Pasi imam
Samarkandi vuri re shpjegime të gjëra dhe me vlerë të veprës se vet, ia dorëzoi
edhe të bijës, që ta vlerësonte edhe ajo. Edhe e bija e cila ishte një dijetare
në fikh, e pëlqeu shumë veprën. Dhe në këtë mënyrë, nxënësi i ri fitoi të
drejtën të martohej me vajzën e hoxhës, Fatimenë.
Kjo është edhe arsyeja që shpesh në tubimet e dijetarëve thuhej
shprehja:
“Shpjegoi Tuhfenë e hoxhës së tij dhe i mori vajzën.” Gjithashtu,
përmendet se imam Samarkandi e pëlqeu aq shumë veprën e nxënësit sa që e pranoi
atë si mehër për vajzën e tij, Fatimen, e cila ishte një dijetare në fushën e fikhut
(jurisprudencës islame).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.