Një testament i çuditshëm!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

(Para vdekjes së tij, babai
shkroi një testament me porosi për djalin e tij)

Mund të përfundojmë se në dynja është më mirë
që të jesh “asgjë”, sepse atëherë je më rahat dhe më i lumtur.

Le ta përqendrojmë vëmendjen tonë në një tregim, të një babai për djalin e
tij, si vijon:

Para vdekjes së tij, babai e shkroi një testament në të cilin e porositi
djalin e tij, që t’ia jepte 100 dukatë (monedha ari) budallait më të madh në
botë.

Kur babai ndërroi jetë, djali u përpoq ta përmbushte detyrimin e tij nga testamenti.
Ai kërkoi shumë, derisa më në fund e gjeti atë që kërkonte. Duke shkuar, ai gjatë
rrugës e pa një turmë njerëzish të mbledhur në një vend, ku po shpallej veziri
i ri i sulltanit.

Kusht për vezirin e ri ishte të kalonte mbi trupin e pajetë të ish vezirit,
i cili u ekzekutua për shkak të një çështjeje të parëndësishme, e cila nuk i
pëlqeu sulltanit. Ai mori pjesë në zgjedhjen e vezirit të ri, dhe kur përfundoi
protokolli, iu afrua vezirit të ri dhe i tha: “Ja, merri këta dukatë si dhuratë
nga babai im rahmetli.”

Veziri i ri e pyeti: “A është kjo për nder të zgjedhjes sime si vezir
i ri?”

Ky u përgjigj: “Jo, me këtë unë po e përmbush porosinë e babait tim,
i cili më porositi që këta dukatë t’ia japë budallait më të madh në botë.”

I befasuar, veziri i ri e pyeti: “Po, përse?!”

Kurse ky, pa hezitim, vazhdoi: “Sepse, nesër edhe mbi trupin tënd të
pajetë do të kalojnë të tjerët. Pra, si nuk po merr mësim?”

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-