Njeriu thotë: kam nafakë të vogël…

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Njeriu thotë: kam nafakë të vogël. me këtë mendon se nuk ka mjaft para. por nafaka dhe furnizimi nuk janë vetëm paratë

Njeriu thotë: kam nafakë të vogël, me këtë mendon se nuk ka mjaft para. Por nafaka dhe furnizimi nuk janë vetëm paratë.

Nafakë është gjithçka që përdorim dhe shfrytëzojmë në këto momente. Ajri që
e thithim, zemra që rreh, sytë që shohin, duart dhe këmbët që i përdorim.

Nafakë janë edhe miqtë e mirë. Nafakë është gjumi i qetë, shëndeti në trup,
shtrati dhe jastëku mbi të cilin e mbështesim kokën, kulmi mbi kokën tonë,
ushqimi dhe pijet, siguria dhe paqja në shtëpi dhe jashtë saj.

Nafakë është kur zgjohemi në mëngjes, nafakë është kur i hapim sytë dhe kemi
diçka për të ngrënë.

Nafakë është edhe libri i mirë.

Nafakë është kur shikojmë diçka të bukur që na kënaq, qiellin, yjet, lumin.

Nafakë është dashuria, nafakë është kur dikë e duam dhe kur dikush na do.
Nafakë është buzëqeshja e personit të dashur, shtrëngimi i duarve, përqafimi i
ngrohtë.

Nafakë është shëtitja buzë lumit.

Nafakë është edhe kafeja me një mik. Nafakë është kur dikush na dhuron diçka.

Nafakë është edhe besimi në zemër, madje edhe ai ajeti i Kuranit që e kemi
lexuar sot.

Nafakë, madje, është edhe leximi i këtij statusi.

Dhe kështu, mund të vazhdojmë të numërojmë një kohë e pacaktuar.

Nafakë është gjithë jeta jonë.

Kur mendojmë..

Hfz. Nedim Botic;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-