Nuk mund të jetë sundimtari yni, ai që i poshtëron barinjtë tanë

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Tregohet se
udhëheqësi (sundimtari) i një fisi e kishte arrestuar një burrë nga një fis
tjetër, kështu që fisi i tij kishte ardhur me personalitetet dhe princat e tyre
për të ndërmjetësuar për të. Kur sundimtari kishte parë se sa njerëz kishin
ardhur për të ndërmjetësuar për të, i kishte pyetur: “Kush është ky
njeri për të cilin keni ardhur të angazhohenidhe tëndërmjetësoni?“

Ata të
gjithë ishin përgjigjur me një zë: “Ai është sundimtari ynë!”

Sundimtari u
kishte thënë atyre: “Por ai nuk na tregoi asgjë për veten e tij.”

Atathanë: “Ai
nuk ka dashur që të poshtërohet para jush, dhe ka dashur që ju para popullit të
tij ta shihni se sa reputacion gëzon ai tek populli i vet.”

Atëherë
sundimtari e kishte liruar. Mirëpo, pas disa ditësh, atij i vjen lajmi se ai burri
nuk ishte dikush tjetër veçse një bari devesh! Për këtë shkak sundimtari i dërgoi
të dërguarit e tij për të pyetur rreth asaj që kishin bërë më parë anëtarët e
atij fisi. Shumë shpejt ai mori përgjigje nga përfaqësuesit e atij fisi, ku
thuhej: “Nuk mund të jetë sundimtari yni ai që i poshtëron barinjtë tanë.”

Mësimi: Nuk ka
asnjë të mirë tek një popull,kuështë humbur dhe përvetësuare drejta e
qytetarëve të tij të dobët, përkatësisht, e qytetarëve të zakonshëm, siç nuk ka
asnjë të mirë tek një popull, anëtarët e të cilit nuk janë të gatshëm të
luftojnë dhe të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Sepse, jeta është shumë më e shkurtër
nga ajo që ne presim, por gjithashtu, është shumë më e vlefshme sesa ta kalojmë
në ndarje reciproke, grindje dhe urrejtje. Fama dhe prestigji krijohen me
breza, prandaj le të rrisim breza krenarë, dinjitozë, të moralshëm, të
guximshëm dhe të respektueshëm, sepse ajo që vijon është shumë më e vështirë
nga sa që ne e presim.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-