O’Brien: SHBA përkrahë fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia ta zbatojnë plotësisht

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-