SADIK MEHMETI MERR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE HISTORIKE
Të mërkurën më 25 shkurt 2015, në Universitetin e Tiranës, Departamenti Histori dhe Filologji, Dega Histori, para komisionit në përbërje: Prof.dr. Ferid Duka-mentor, Prof.dr. Ajet Shahu-kryetar, Akademik Marenglen Verli, Prof.dr. Fatmir Rama, Prof.dr. Jani Sota dhe Prof.dr. Ledia Dushku – anëtarë,studiuesi Sadik Mehmeti mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i shkencave historike.
Dr. Sadik Mehmeti doktoroi në temën “ARSIMI NË KOSOVË GJATË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE 1830-1912” dhe u vlerësua nga komisioni me pikët maksimale.
Dr. Sadik Mehmetin është i lindur në fshatin Kuk të Opojës. Aktualisht punon ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë si dhe në Arkivin e Kosovës. Është autor i dhjetëra librave e punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend, rajon e më gjerë. (D.Reshiti)
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.