Osmani në vizitë shtetërore në Zvicër, takim me mërgatën në Gjenevë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do të zhvillojnë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike më 21-22 maj, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do të zhvillojnë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike më 21-22 maj, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Kjo vizitë shënon vizitën e parë shtetërore të një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Presidentja Keller-Sutter në sheshin qendror Bundesplatz në Bern, më 21 maj, në prani të qytetarëve.

Gjatë agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Të dyja presidentet do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë një banket shtetëror, duke nderuar miqësinë dhe partneritetin mes dy shteteve.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentet Osmani dhe Keller-Sutter do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës dhe një qendër të Universitetit Saint Gallen, e cila është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe mësimdhënies, fusha të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.

Në Gjenevë, Presidentja Osmani do të ketë një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër. Presidenca thekson se bashkatdhetarët në Zvicër janë një urë e fuqishme lidhëse mes dy popujve dhe dy shteteve.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit