Pa fije turpi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autor: Selim Kryeziu

Sot nxënësit e Shkollës fillore “Ilmi Bahtjari” të fshatit  Blaç bojkotuan mësimin. Çfarë ka ndodhur në fakt?

Një punëtor ndihmës i kësaj shkolle ka ndërruar jetë pak kohë më parë. I ndjeri ka lënë familjen me një gjendje tepër të rëndë ekonomike. Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkurs për vendin e punës të mbetur bosh. Veq të tjerëve, për këtë vend pune ka konkuruar edhe djali i të ndjerit.  Por, në  vendin e punës së babait të ndjerë është pranuar dikush tjetër. Vërtet vendi i punës nuk trashëgohet, kështuqë, ligjërisht është në rregull. Moralisht ?!

Ky pushtet dhr ky kryetar vërtet lidhje me moralin nuk kanë. E them me përgjegjësi të plotë.

Kryetari Salim Jenuzi, në një deklaratë për një portal thotë se bojkoti në këtë shkollë është i nxitur politikishtë dhe se  Kryetari as nuk e di kush është pranuar në këtë vend pune. Të  nderuar qytetarë! Ky është kulmi, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi as për atë që bën, as për atë që thotë.

Po i tregoj unë atij se kush është personi i pranuar në punë, meqenëse ai nuk e ditka. Personi në fjalë Kryetar, është KUNATI I DJALIT TUAJ. Thënë ndryshe, vëllai i gruas së djalit tuaj. Dhe ju nuk e dini?! Të lumtë! Një vitë më parë punësuat djalin, tani ja punësuat edhe kunatin. A të ka mbet edhe ndonjë i familjes pa punë O Kryetar?


(Shkrimi në këtë artikull nuk shpreh qëndrimet dhe opinionet e redaksisë së Portalit “Opoja.net“. E gjithë përgjegjësia e shprehjeve, bie mbi autorin e këtij opinioni).

Dërgoni edhe ju opinionin tuaj në këtë email: info@opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-