Për çdo sëmundje ka ilaç

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç.”

Dobitë e këtij hadithi:

1- Përgëzim se çdo sëmundje ka ilaç, çdo problem ka zgjidhje, çdo vështirësi ka lehtësimet e veta etj.

2- Sëmundjet janë të ndryshme mirëpo pa dyshim se ato që ndërlidhen me pjesën e besimit e moralit janë më të rrezikshmet dhe më të dëmshmet sikurse bie fjala për zilinë, urrejtjen, lakminë e tepruar, pasimin e epshit etj.

  3- Kush i ndihmon njerëzve për shërim duke ju ofruar ilaçin e duhur, në emër të Zotit, qoftë duke e zbuluar apo duke ua mësuar dhe përcjellur të tjerëve ka shpërblim të madh.

4- Nuk ka ilaç në atë që është haram.

 5- Mësimet e shpalljes janë shërim dhe udhëzim për çdo sëmundje e problem.

6- Domosdoshmëria e studimit dhe hulumtimit të vazhdueshëm në kërkim të ilaçit dhe zgjidhjeve që na duhen.

7- Njerëzit mund ta gjejnë ilaçin për çdo sëmundje, ndërsa shërimi dhe udhëzimi janë vetëm në dorën e Krijuesit.

Ai është Shërimdhënësi, i Gjithëdijshmi dhe Udhëzuesi. O Allah! Na shëro nga sëmundja e injorancës, pasimit të epshit dhe çdo sëmundje që na rëndon në këtë botë dhe na privon nga falja e mëshira Jote në ditën e Gjykimit!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-