Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Profesori vërejti
se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre.
U afrua dhe i pyeti: “Përse njerëzit ngrenë zërin kur janë të zemëruar?

Studentët filluan
të mendojnë dhe njëri prej tyre tha: “Kur humbim qetësinë, atëherë ngremë
zërin.”

Profesori tha:
“Po, pse duhet të bërtasësh kur personi me të cilin debaton është afër
teje,  ke mundësi t’i flasësh në mënyrën
më të bukur?

Disa student tjerë
dhanë  përgjigje të ndryshme , por asnjëri
prej tyre nuk ishte bindës. Në fund profesori tha: “Kur dy persona zemërohen
njëri me tjetrin, zemrat e tyre largohen dhe për ta afruar atë distancë duhet të
bërtasin për të dëgjuar. Dhe kur zemërimi i tyre shtohet, është e nevojshme
edhe ngritja e zërit për ta zbutur largësinë e madhe.

Por, çka ndodh nëse
dy njerëz duhen?

Ata nuk bërtasin
ndaj njëri tjetrit , por flasin butë, sepse zemrat e tyre janë shumë afër, largësia
mes tyre është shumë e vogël, thuajse nuk ekziston fare.

Andaj, kur nuk
pajtoheni me diçka , apo debatoni, mos lejoni që zemrat t’u largohen, mos
flisni gjëra që mund t’ju largojnë nga njëri tjetri, sepse mund të vij momenti
kur largësia mes jush aq shumë do të shtohet sa që,  nuk do të gjeni mënyrë për t’u afruar.”

Saff.ba

Përktheu: Arsim
Dauti  – islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-