Opoja.net

Personat që i kthehen Allahut në ramazan, nuk janë ata që duhet t’i gjykojmë

Personat që i kthehen Allahut në ramazan, nuk janë ata që duhet t’i gjykojmë

A e dini se çka do
të thotë, në të vërtetë, ‘musliman i ramazanit’?

A e dini se çka do
të thotë, në të vërtetë, ‘musliman i ramazanit’? Kjo do të thotë, se ka
një person që i beson Zotit, i cili i kthehet Atij në ramazan. ‘Musliman i ramazanit’
është dikush që kthehet në shtëpinë e Allahut në këtë kohë të veçantë të vitit,
duke e kërkuar Atë, duke e adhuruar Atë, duke konfirmuar se aty gjenden ata që
besojnë në Të.

‘Musliman i ramazanit’ është dikush që me
vetëdije vendos ta bëjë ramazanin prioritet në jetën e tij. Ai është dikush që
dëshmon besimin e tij dhe përpjekjet e tij për të adhuruar Allahun, përkundër
çdo gjëje me të cilën lufton në jetën e tij. Fakti që ky person pendohet në ramazan,
është dëshmi që Vetë Allahu i është drejtuar atij, dhe se Ai dëshiron ta
pranojë atë.

Personi që e bën
ramazanin muajin në të cilin do të kthehet tek Allahu, nuk është personi të
cilin duhet ta gjykojmë. Ai është dikush, përpjekja e të cilit duhet të njihet.

Ju nuk e dini se si është
jeta e këtyre njerëzve, apo çka i ka shtyrë ata në vendimet që i kanë marrë në
jetën e tyre.

Ju nuk e dini, nëse
mund t’i merrnit të njëjtat vendime, të cilat i gjykoni, nëse do të ishit në të
njëjtën situatë. Dhe, ju nuk e keni idenë, se cili është statusi i tyre tek
Allahu.

Njihni këtë person
ashtu siç është – një besimtar që ka shpresë tek Allahu. Dhe Allahu nuk do ta
lërë kurrë vetëm një person i cili mbështetet në Të. Prandaj mos u bëni ata që
përpiqen t’i largojnë njerëzit nga dera e mëshirës së Allahut, të cilën Ai, i
Gjithëmëshirshmi e ka hapur gjerësisht, sepse është e pamundur të mbyllet dera
e mëshirës së Allahut, kur Ai, e hap për robin e Tij.

“Derisa faleni, ju
trokitni në derën e Allahut, dhe kush troket në derën e Allahut, Allahu do ta
hapë për të.”
(Ibn Kajjimi)

Merjem Amirebrahimi; IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Gjyshe, çka është Kurani?

Opoja.net

Me 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Opoja.net

Nëna, nëna, nëna!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net