Pikëpamja islame për botën

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

“Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër,
dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”

Këtë hadith e transmetojnë dy imamët kryesor të hadithit që
janë të njohur si “shejhan”, Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibën Maliku.

Gjatë një rasti i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue
sel-lem shkoi ta vizitoi një as’hab i cili ishte në shtratin e sëmundjes dhe e
pyeti për gjendjen, duke iu drejtua me këto fjalë: “A e ke lutur Allahun për
diçka?” Ai ia ktheu: “Zoti im! Nëse do të më ndëshkosh në Ahiret, atëherë më
mirë bëje në këtë botë!”, ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue
sel-lem e porosit: “Nuk duhet të themi ashtu, më mirë thuaj: “Zoti im! Zoti
ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi
i zjarrit. “

Komenti

„Mos shkoni në skajshmëri”, sipas fjalëve të të Dërguarit
konstatohet, ndërsa edhe Begavi e thekson që skajshmëritë shpijnë në çmenduri.
Rruga e Islamit është mesi i artë, nuk duhet tepruar në asgjë, nuk është vlera
në veprat të cila zgjasin shkurt, por tek ajo që është e vazhdueshme. Mu për
këtë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem thoshte që Allahu i do
veprat që kryhen në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe sikur të jenë të vogla. (Tirmidhiu)

Siç e shohim nga hadithi i sipërshënuar, i Dërguari i
Allahut nuk e lejon fanatizmin, ai nuk e pranon duanë që njeriu e lut Allahun
ta ndëshkojë në këtë botë. Lutja e tij është e pabazë, sepse as mëkatari më
i  madh nuk duhet ta humb shpresën në
mëshirën e Allahut.

Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me
gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! [
EZ-ZUMER, 53]

Sipas kësaj dhe shumë ajeteve dhe haditheve të tjera me të
drejtë konstatojmë se pikëpamja islame është universale dhe e pranueshme për çdokënd
që mendon në mënyrë të urtë.

T’i dëgjojmë edhe këto fjalë të Allahut:

“…Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta,
s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na
jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi
i Zjarrit të Xhehenemit” [
EL-BEKARE, 200, 201]

Autor: Mirsad Mahmutović
Përshati: Lutfi Muaremi (shkëputje nga libri: ‘Povodi nastanka nekih hadisa’)

[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-