Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta provonte besnikërinë dhe përgjegjësinë e tij, dhe e pyeti bariun: ‘A do të ma shesësh një dele që ta therim dhe ta hamë me shoqërinë time?’

Bariu u përgjigj: ‘Unë jam bari, të cilit i është besuar kopeja për ruajtje, nuk jam pronar i deleve dhe nuk disponoj me to.’

Ibn Omeri, vazhdoi: ‘Thuaji pronarit të deleve se një dele e ka ngrënë ujku, dhe kështu do të arsyetohesh.’

Bariu e pyeti: ‘Po çka do t’i them unë Allahut, kur të më pyes për delen në Ditën e Gjykimit?’

Kur e dëgjoi këtë, Ibni Omeri ia plasi vajit dhe pastaj e bleu atë bariun (robin) nga pronari i tij dhe e liroi, duke i thënë: ‘Unë, në emër të Allahut, po të liroj në dynja, dhe i lutem Allahut, që të të lirojë ty nga vuajtja dhe ndëshkimi në ahiret.’

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-