Polici i Kosovës dyshohet se bëri vetëvrasje, jepen detaje

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Kosova

Policia e Kosovës në raportin 24-orëhs ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se bëri vetëvrasje mbrëmë në stacionin policor në Ranillug, ka qenë në detyrë.

Në raport thuhet po ashtu se motivet e vetëvrasjes ende nuk dihen, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura  me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës.  Arma zyrtare  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Lajmin gjatë të dielës mbrëma e kishin bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Po ashtu edhe  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje për rastin.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjesëtari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tij”, ka thënë Hashani.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-