Pse na ndërpritet lumturia në jetë kur na vdesin prindërit?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Lexone përgjigjen dhe mbajeni mirë në mend!

Hasan el-Basriu (r.h.) ka thënë:

“NËSE JU VDESIN TË DY PRINDËRIT, PRITNI SPROVA NË JETË!”

– Pse?

Sepse babai yt dhe nëna jote kanë qenë mburojë nga belatë dhe sprovat ME LUTJET E TYRE. Përkatësisht, prindërit e tu me “armën” e tyre kanë qenë pengesë për sprovat dhe fatkeqësitë tua.

A ka ndonjë gjë më të fortë, më të mirë dhe më të bukur sesa lutja e nënës ose babait?

Kur nisesh për në udhëtim, kur nëna të thotë: “O BIR (BIJË), ALLAHU TË NDIHMOFTË!”

Në çdo kohë dhe në çdo vend, lutja e prindit është me ty, qoftë haptas apo fshehtas.

Sa herë ata kanë bërë lutje për ty, ndërsa ti nuk e ke ditur?

Sigurisht, shumë, se sa shumë, do ta mësosh në Ditën e Gjykimit.

– Nëse lutja e dikujt është e sinqertë, atëherë ajo është lutja e nënës apo babait për fëmijën e saj/tij. Lutja e tyre është gjithmonë me ty. Ata luten për ty që të kesh shëndet, lumturi, sukses, punë, nafakë, martesë, familje. Ata luten edhe për fëmijët tu, si dhe për të gjitha ato që i ke dhe për ato që të presin në jetë ..

Përshtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-