Pushtetarët të cilët nuk i do populli

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Është interesante se pak
kush i do pushtetarët, kurse Pejgamberi (savs), ka thënë: “Kot falin namaz ata
pushtetarë, të cilët nuk i do populli.”

Transmetohet se Haxhaxhi njëherë e kishte takuar një
dervish dhe i kishte thënë:
– Bëje një lutje për të mirën time!

Dhe dervishi pa hezitim ke kishte bërë këtë lutje:
– O Zot! merrja shpirtin Haxhaxhit!

Meqë rast, i befasuar, Haxhaxhi kishte bërtitur:
– Çfarë lloj lutjeje është kjo?!

Dervishi ishte përgjigjur:
– Kjo është një lutje për të mirën tënde dhe të mirën e të gjithë muslimanëve.

Omer ibn Abdulazizi, njëri nga udhëheqësit (pushtetarët) e
drejtë, ishte dridhur nga frika kur duhej ta merrte detyrën e halifit, sepse e
dinte se sa përgjegjësi e madhe ishte ajo.

Më së shumti në Ditën e Gjykimit, do të pendohen ata që i
kanë sunduar njerëzit.

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-