Opoja.net

Qeveria nuk duhet të flejë, t’i eliminojë taksat për lëndën e parë

Opoja
Qeveria nuk duhet të flejë, t’i eliminojë taksat për lëndën e parë

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka vlerësuar se ky vit do të jetë i vështirë për ekonominë e Kosovës për shkak të pandemisë COVID-19.

Piraj në këtë intervistë për Gazetën Scanner, ka thënë se Kosova është e varur nga remitencat, dhe se nëse bashkatdhetarët do të kenë probleme financiare, atëherë sipas tij Kosovën e presin ditë të vështira.

“Shumë është me rëndësi se sa do të zgjat kjo situatë, nëse zgjat më shumë se tre muaj atëherë mendoj se do të kemi një krizë shumë të thellë”, ka thënë Piraj.

Ndërsa duke komentuar pakon emergjente të qeverisë së Kosovës,  Piraj  ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete buxhetore për të ofruar pako e cila mund t’i mbulonte humbjet dhe do t’i mbronte bizneset nga dëmi ekonomik. “Kjo pako është emergjente dhe si e tillë edhe mund të konsiderohet si në rregull, mirëpo e dimë se këto raste në vendin tonë janë shfrytëzuar në të kaluarën për keqpërdorime, shpresojmë që kësaj here të mos keqpërdorën”, është shprehur Piraj.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për ta mbajtur gjallë ekonominë dhe sektorin privat në këtë situatë, Piraj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet t’i eliminojë taksat për lëndën e parë.
“Duhet ta di publiku i gjerë se ende prodhimtaria vendore paguan taksa për lëndë të parë dhe për ambalazh, qeveria nuk duhet të fle po duhet t’i eliminoj taksat në lëndën e parë dhe ambalazh po gjithashtu në pjesë rezervë të cilat janë të nevojshme për prodhim të suksesshëm, ne jemi vonuar shumë derisa Maqedonia dhe Serbia kanë bërë reforma të mëdha fiskale dhe kanë tërhequr investime të konsideruar ndërkombëtare”, ka thënë Piraj.

Në këtë intervistë, Piraj folur për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar kompania e tij në kohën e pandemisë COVID-19.

“Kemi një ngritje të çmimit të transportit diku deri më 30 për qind për arsye se vende të ndryshme shoferët i mbajnë në karantinë dhe normal na është vështirësuar dukshëm furnizimi me lëndën e parë, si rrjedhojë e tërë kësaj kemi rënie të konsideruar të fitimit”, ka theksuar Piraj.

Më tutje, njohësi i ekonomisë, Burim Piraj ka folur edhe për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjen e reciprocitetit në mënyrë graduale.

Ai ka thënë se taksa ka qenë vendimi i duhur në kohën e duhur. “Taksa ka qenë një vendim politik që ka prodhuar dhe efekte ekonomike dhe në ekonominë kosovare ka pas efekt pozitiv.  Ne qysh herët kemi kërkuar reciprocitet me Serbinë , mirëpo institucionet tona nuk na kanë përfillur edhe pse Serbia kurrë nuk e ka lejuar transitin e mallit për Kosovë duke e konsideruar Kosovën si provincë të veten dhe si import i brendshëm, mirëpo tani që është marrë vendim për reciprocitet shpresojmë të zbatohet në përpikëri”, ka deklaruar Piraj.

Gazeta Scanner: Si është duke shkuar puna në kompaninë që drejtoni në këtë kohë të pandemisë?

Burim Piraj: Ne po bëjmë çmos që edhe në kohë të pandemisë të kemi performacë të njëjtë sikur në kohë normale edhe pse tani sfidat janë shumë më të mëdha. Kemi një ngritje të çmimit të transportit diku deri më 30 për qind për arsye se vende të ndryshme shoferët i mbajnë në karantinë dhe normal na është vështirësuar dukshëm furnizimi me lëndën e parë, si rrjedhojë e tërë kësaj kemi rënie të konsideruar të fitimit.

Gazeta Scanner: Me çfarë kapaciteti jeni duke punuar?

Burim Piraj: Ne jemi për momentin duke punuar me diku afërsisht 60 për qind të kapaciteteve normale!

Gazeta Scanner: Çfarë ndikimi do të ketë pandemia Covid-19 në ekonominë e Kosovës, sidomos në sektorin privat?

Burim Piraj: Mendoj se ky vit ka me qenë shumë i vështirë për ekonominë vendore, ne jemi shumë të varur nga remitencat dhe nëse bashkatdhetarët tanë do të kenë probleme financiare atëherë Kosovën e presin ditë të vështira. Shumë është me rëndësi se sa do të zgjat kjo situatë, nëse zgjat më shumë se tre muaj atëherë mendoj se do të kemi një krizë shumë të thellë.

Gazeta Scanner: Si e vlerësoni pakon emergjente të Qeverisë për bizneset private?

Burim Piraj: Kosova nuk ka kapacitete buxhetore për të ofruar pako e cila me të vërtetë do të mund të mbulonte humbjet dhe do të mbronte bizneset nga dëmi ekonomik. Kjo pako është emergjente dhe si e tillë edhe mund të konsiderohet si në rregull, mirëpo e dimë se këto raste në vendin tonë janë shfrytëzuar në të kaluarën për keqpërdorime, shpresojmë që kësaj here të mos keqpërdorën.

Gazeta Scanner:  Çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për ta mbajtur gjallë ekonominë dhe sektorin privat?

Burim Piraj: Duhet ta di publiku i gjerë se ende prodhimtaria vendore paguan taksa për lëndë të parë dhe për ambalazh. Qeveria nuk duhet të flejë po duhet t’i eliminojë taksat në lëndën e parë dhe ambalazh, po gjithashtu në pjesë rezervë të cilat janë të nevojshme për prodhim të suksesshëm. Ne jemi vonuar shumë, derisa Maqedonia dhe Serbia kanë bërë reforma të mëdha fiskale dhe kanë tërhequr investime të konsideruar ndërkombëtare. Hiç më larg sot kur po e jap këtë intervistën kemi importuar nga Turqia kënaqe për prodhimet e konservuara në të cilat kemi paguar taksë e që sipas meje ky është absurd!
Më pas sa i përket gjendjes së krijuar nga COVID-19 mendoj se rrethe të caktuara ku nuk ka asnjë të sëmur duhet të fillohet sa më parë me liberalizimin e jetës sociale dhe ekonomike po përherë duke pas shëndetin e njerëzve mbi të gjithat.

Gazeta Scanner: Cili është vlerësimi juaj për heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe zëvendësimin gradual me reciprocitet?

Burim Piraj: Taksa ka qenë vendimi i duhur në kohën e duhur, taksa ka qenë një vendim politik që ka prodhuar dhe efekte ekonomike dhe në ekonominë kosovare ka pas efekt pozitiv.  Ne qysh herët kemi kërkuar reciprocitet me Serbinë , mirëpo institucionet tona nuk na kanë përfillur edhe pse Serbia kurrë nuk e ka lejuar transitin e mallit për Kosovë, duke e konsideruar Kosovën si provincë të veten dhe si import i brendshëm, mirëpo tani që është marrë vendim për reciprocitet shpresojmë të zbatohet në përpikëri. Shumë njerëz reciprocitetin e kuptojnë se sa importojmë mall aq duhet të eksportojmë, mirëpo reciprociteti nuk ka të bëjmë me volumin e eksport-importit po ka të bëjë me administrimin e ligjeve në mënyrë reciproke ashtu siç Serbia i administron kundrejt Kosovës. Përfundimisht nuk duhet pranuar asnjë import të produkteve serbe ku nuk shënon Republika e Kosovës dhe asnjë dokument- faturë ku në adresën e firmës nuk i shënohet Republika e Kosovës, por vetëm “Kosovo”.

Loading...

Mos i humb

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020

Opoja.net

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Kapre – Banorët kërkojnë zgjidhje!

Opoja.net

Kërkohet i riu nga Dibra – Dyshohet se është parë në Dragash!

Opoja.net

Komunat do të dalin të dëmtuara nga pandemia

Opoja.net

Persona të paidentifikuar sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë në Buzez të Dragashit

Opoja.net

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net