Remitencat nga Diaspora për nëntë muaj, tejkalojnë vlerën e 1 miliard eurove në Kosovë

Diaspora shënon rekord me remitencat

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Remitencat nga mërgimtarët shqiptarë në Diasporë për nëntë muaj kanë tejkaluar vlerën e 1 miliard eurove në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Remitencat deri në muajin shtator tejkalojnë vlerën e 1 miliard eurove

  • 1.013 miliard euro, vlera e remitencave
  • 298.1 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit
  • 2.62 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
  • 479 milionë euro, asetet e ndërmjetësve tjerë financiar

Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.

BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-