Rregullat e lutjes

Opoja.net Opoja.net Artikuj

NA MËSOI TË BËNIM LUTJE

Resulullahu, alejhi’s-selam, u mësoi lutje sahabëve të tij të nderuar.

Si shembull mund të japim këtë: Një ditë e kapi për dore Muadh ibn Xhebelin (r.a.) dhe i tha:

“O Muadh! Betohem në Allahun se me të vërtetë të dua. O Muadh! Të këshilloj që në fund të çdo namazi të mos e lësh asnjëherë lutjen:

“O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj sa më mirë!”” (Ebu Davud, Vitr, 26.)

Dhikri / përmendja e Zotit dhe lutja do të thonë që të mos e harrojmë Allahun Teala në asnjë fazë të jetës sonë. Siç shprehet edhe ajeti fisnik:

Do të thonë përkujtim i Zotit duke na u dridhur zemra kur përmendet emri i Allahut Teala.

Falënderimi ndaj Allahut do të thotë që gjithmonë të jetojmë në gjendje falënderimi e lavdërimi ndaj Zotit duke e mbrojtur veten nga shkujdesja shpirtërore kundrejt mirësive të pafundme.

Falënderimi i gjuhës: Ky falënderim do të thotë që ose të heshtim, ose të themi fjalë të mira. Do të thotë shtim i meditimit kur të heshtim. Heshtja e Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë ishte meditim. Shihte qiellin dhe meditonte. Shihte tokën dhe meditonte.

Falënderimi i syrit: Ky falënderim do të thotë që t’i mbrojmë sytë tanë nga haramet dhe vitrinat djallëzore. Do të thotë që t’i kthejmë sytë tanë drejt vitrinave shpirtërore. Do të thotë që kështu të meditojmë rreth madhështisë hyjnore në çdo gjë që shikojmë.

““O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj sa më mirë!”” (Ebu Davud, Vitr, 26.)”

Falënderimi i veshit: Ky falënderim do të thotë që të mos i dëgjojmë thashethemet, përgojimet dhe spiunimet. Do të thotë që veshët tani t’i drejtojmë te zërat shpirtërore si Kurani Fisnik, ligjëratat fetare, ezani dhe leximet e dobishme.

Falënderimi i trupit: Ky falënderim do të thotë që fuqinë e forcën të cilat i ka dhënë Allahu t’i përdorim në rrugë të Zotit.

Falënderimi i zemrës: Ky falënderim do të thotë që të mos e harrojmë Allahun Teala duke medituar gjithmonë rreth mirësive që na ka dhënë Ai. Në ajetin fisnik thuhet:

“…Dijeni se zemrat qetësohen (arrijnë prehjen) vetëm me përmendjen e Allahut.” (Ra’d, 28)

Allahu Teala thotë:

“…Nëse dëshiron bëhu mirënjohës, nëse dëshiron bëhu mosmirënjohës! (Shpërblimi ose ndëshkimi i tyre do të jenë për ty!..)” (Shik. Insan, 3)

“Dhikri / përmendja e Zotit dhe lutja do të thonë që të mos e harrojmë Allahun Teala në asnjë fazë të jetës sonë. Do të thonë përkujtim i Zotit duke na u dridhur zemra kur përmendet emri i Allahut Teala.”

Ndërsa adhurim i mirëfilltë ndaj Allahut Teala do të thotë që të kemi vepra të mira. Kjo realizohet vetëm duke i dhënë rëndësi fitimit të gradave shpirtërore.

Domethënë se;

Realizimi i kësaj lutjeje është i mundur vetëm me përparimin e jetës sonë shpirtërore.

Lutjet nuk duhet të mbesin vetëm në fjalë, por ato duhet të reflektojnë edhe në gjendjen tonë.

Ja, pikërisht atëherë lutjet, përgjërimet, pendimet dhe istigfaret tona shndërrohen në “teubeten nasuhaten / pendim të sinqertë” dhe hyjnë në natyrën e lutjeve të pranueshme.

Një ditë Aishja (r.anha), e pyeti Pejgamberin tonë të Nderuar:

“O i Dërguari i Allahut! Nëse do ta dija se në cilën natë është nata e Kadrit, si duhet të lutem atë natë?”

Krenaria e Gjithësisë, i Nderuari ynë (s.a.s.), i mësoi këtë lutje:

“O Allah! Ti je shumë falës, fisnik i pafund dhe e do faljen. Andaj më fal mua!” (Tirmidhi, Deavat, 84.)

Pejgamberi ynë i Nderuar (s.a.s.), i cili ka thënë: “Lutja është esenca e adhurimit.” (Tirmidhi, Deavat, 1.), kur dikush bëhej mysliman së pari i mësonte faljen e namazit, pastaj e këshillonte që të lutej në këtë mënyrë:

“O Allah! Më fal, më mëshiro, ma mundëso që të bëj vepra prej të cilave je i kënaqur dhe më jep mirëqenie e rrësk të bollshëm!” (Muslim, Dhikr, 35.)

“Falënderimi ndaj Allahut do të thotë që gjithmonë të jetojmë në gjendje falënderimi e lavdërimi ndaj Zotit duke e mbrojtur veten nga shkujdesja shpirtërore kundrejt mirësive të pafundme.”

 

MEDITIMI PËR VARRIN DHE AHIRETIN

Pejgamberi ynë i Nderuar shqetësohej edhe për gjendjen e umetit në varr. Kur vdiq si dëshmor sahabi Sa’d ibn Muadhi (r.a.), i Nderuari ynë nuk u largua qoftë edhe për një moment prej tij. I fali namazin e xhenazes dhe i qëndroi pranë derisa u varros. Përgjatë kësaj kohe i bënte tesbih Allahut. Edhe sahabët e nderuar i bënin tesbih Allahut duke ndjekur Resulullahun (a.s.). Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s.), dha tekbir. Edhe sahabët dhanë tekbir. Më vonë sahabët i thanë:

“O i Dërguari i Allahut! Përse bëtë tesbih dhe dhatë tekbir?”  Resulullahu (s.a.s.), iu përgjigj atyre:

“Varri e shtrëngoi këtë rob të devotshëm derisa ia zgjeroi Allahu.” (Ahmed, III, 360.) Pastaj e vazhdoi fjalën kështu:

“Nëse do të kishte njeri që do të shpëtonte prej ndëshkimit të varrit, me të vërtetë ai do të ishte Sa’di. Varri e shtrëngoi atë në fillim. Por pastaj Allahu ia zgjeroi.” (Taberani, Kebir, X, 334.)

“Falënderimi i gjuhës: Ose të heshtë, ose të thotë fjalë të mirë. Kur të heshtim, duhet ta shtojmë meditimin. Heshtja e Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë ishte meditim. Ai shikonte qiellin dhe meditonte. Shikonte tokën dhe meditonte.”

Nisur nga ky aspekt, edhe njëra prej lutjeve të Pejgamberit (a.s.), është:

“O Allah! Të kërkoj mbrojtje Ty nga ndëshkimi i varrit dhe ndëshkimi i zjarrit (xhehenemit)!..” (Buhari, Ezan, 149.)

 

LUTJA JONË NË SUREN FATIHA

Në krye të lutjeve më të rëndësishme për këtë botën dhe botën e përtejme vjen lutja që gjendet në suren Fatiha. Këto lutje kanë të vërteta që na inspirojnë.

Çdo ditë më e pakta dyzet herë i lutemi kështu Zotit (xh.xh.):

“O Zot! Na udhëzo në Sirata’l-Mustekim / Rrugën e Drejtë!”

Gjithmonë duhet të kemi kujdes ndaj drejtimit dhe devotshmërisë.

“(Na udhëzo) në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi!..”

Ndërsa ata që Zoti (xh.xh.), u ka dhënë mirësi janë:

  • Pejgamberët
  • Të sinqertët
  • Dëshmorët dhe
  • Të devotshmit. (Shik. Nisa, 69.)

Domethënë se duhet të përpiqemi për t’u bërë si ata dhe për të përfituar nga gjendja e atyre.

Pra;

Në veçanti duhet të marrim nga pesë cilësitë e pejgamberëve të cilat janë:

  • Sinqeriteti,
  • Besnikëria,
  • Zgjuarsia,
  • Mbrojtja nga haramet dhe
  • Predikimi.

“Falënderimi i syrit: Ky falënderim do të thotë që t’i mbrojmë sytë tanë nga haramet dhe vitrinat djallëzore. Do të thotë që t’i kthejmë sytë tanë drejt vitrinave shpirtërore. Do të thotë që kështu të meditojmë rreth madhështisë hyjnore në çdo gjë që shikojmë.”

Kështu duhet të marrim shembull edhe nga besnikëria dhe nënshtrimi i të sinqertëve…

Kështu duhet të marrim shembull edhe nga dashuria dhe sakrificat e dëshmorëve…

Kështu duhet të marrim shembull edhe nga sinqeriteti dhe dëlirësia e të devotshmëve…

“Falënderimi i veshit: Ky falënderim do të thotë që të mos i dëgjojmë thashethemet, përgojimet dhe spiunimet. Do të thotë që veshët tani t’i drejtojmë te zërat shpirtërorë si Kurani Fisnik, ligjëratat fetare, ezani dhe leximet e dobishme.”

Ja pra, kjo do të thotë që t’i pasojmë ata që u janë dhënë mirësi. Ajo që duhet të kërkohet nga Allahu është që gjithmonë të gjendemi në rrugën e atyre. Dhe kurrë:

“Në rrugën e atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, e as të atyre që kanë humbur.” (Fatiha, 7)

Domethënë se;

Ne duhet të qëndrojmë larg në mënyrë serioze nga disa tradita, zakone, reklama dhe moda që janë jashtë Islamit, asnjëherë nuk duhet t’i dëshirojmë dhe nuk duhet të bëjmë lëshime nga dinjiteti dhe personaliteti Islam. Në të kundërt, do të na dobësohet besimi.

Në hadithin fisnik thuhet:

“Ai që përpiqet për t’i ngjarë një populli, edhe vetë është prej tyre.” (Ebu Davud, Libas, 4/4031.)

 

GJITHMONË KËRKO MIRËSI!..

Njeriu gjithmonë duhet të kërkojë nga Allahu Teala gjëra të mira. Njeriu gjithmonë duhet ta pohojë dobësinë e tij dhe nuk duhet të bie në një gabim si kërkimi i sprovave dhe vështirësive nga Zoti (xh.xh.). Enesi (r.a.), e tregon si më poshtë paralajmërimin e Pejgamberit tonë të Nderuar (a.s.), në lidhje me këtë çështje:

“Resulullahu (a.s.), vizitoi një të sëmurë që ishte dobësuar jashtëzakonisht shumë dhe e pyeti:

“A i ke bërë lutje Allahut për ndonjë gjë apo a i ke kërkuar Atij ndonjë gjë?”

I sëmuri tha:

“Po, i jam lutur Allahut duke thënë: ‘O Allah! Ndëshkimin që do të ma japësh në botën tjetër ma jep menjëherë këtu!’”

I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, tha:

“Subhanall-llah! I lartësuar është Allahu! Ti nuk ke fuqi për këtë. A nuk do të ishte më mirë që të luteshe në këtë formë:

‘…O Zot! Na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i xhehenemit!’ (Bekare, 201)

Nisur nga këto fjalë, i sëmuri bëri këtë lutje dhe u shërua.” (Muslim, Dhikr, 23; Tirmidhi, Deavat, 71/3487.)

“Falënderimi i trupit: Ky falënderim do të thotë që fuqinë e forcën të cilat i ka dhënë Allahu t’i përdorim në rrugë të Zotit. Në ajetin fisnik është urdhëruar xhihadi në rrugë të Allahut me pasurinë dhe jetën (fizikisht).”

Njeriu gjithmonë duhet të lutet për mirësi si për veten, ashtu edhe për bashkëshorten/in, fëmijët dhe njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Sado që njeriu të nxehet, asnjëherë nuk duhet ta mësojë gjuhën që të mallkojë. Për fat të keq disa njerëz, ngaqë u është mësuar goja, disa nëna dhe baballarë nuk i sundojnë dot nervat dhe nxjerrin fjalë të dhimbshme e mallkime të rënda. Kështu e dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Në hadithin fisnik transmetohet:

“Belaja është e lidhur me fjalën që del nga goja!..” (Sujuti, Xhamiu’s-Sagir, I, 110.)

“Falënderimi i zemrës: Ky falënderim do të thotë që të mos e harrojmë Allahun Teala duke medituar gjithmonë rreth mirësive që na ka dhënë Ai. Në ajetin fisnik thuhet: “…Dijeni se zemrat qetësohen (arrijnë prehjen) vetëm me përmendjen e Allahut.” (Ra’d, 28)”

Si argument për këtë transmetohet një ngjarje e tillë:

Ibnu’s-Sikkiti, i cili ishte prej dijetarëve të gjuhës, ishte ngritur deri në pozitën e mësuesit të fëmijëve të kalifit të asaj periudhe, Mutevekkilit. Një ditë u mësoi princave këtë poezi:

“Njeriu nuk vdes kur i rrëshqet këmba.

Por vdes kur i rrëshqet gjuha!..

Sepse njeriut i ikën koka kur gabon në fjalë.

Ndërsa plaga që i ndodh kur i rrëshqet këmba, shërohet me kalimin e kohës.”

Të njëjtën ditë kur Ibnu’s-Sikkiti po qëndronte me kalifin, pranë i shkuan dy bijtë e Mutevekkilit, Mu’tezi dhe Muejjedi, të cilët ishin nxënësit e tij. Mutevekkili i tha:

“A do më shumë dy bijtë e mi, apo Hasanin dhe Husejnin?”

Dijetari i madh e harroi marrjen e masave mbrojtëse kundrejt kësaj pyetjeje të tmerrshme dhe dha një përgjigje të rëndë që do t’i shkaktonte një fund si ai në poezi që ua mësoi nxënësve atë ditë:

“Pasha Allahun! Shërbëtori i Hazreti Aliut (r.a.), Kanberi është më i dashur për mua se ti bashkë me dy bijtë e tu!..”

Mutevekkili u kaplua nga zemërimi prej këtyre fjalëve dhe u tha burrave të vet:

“Këputjani gjuhën këtij!”

Ata ia prenë gjuhën dijetarit dhe i shkreti ndërroi jetë atë natë.

Edhe në historinë e Pejgamberëve, lutja e Jusufit (a.s.), në formën:

“O Zot! Burgu është më i dashur për mua se sa të bie në mëkatet që ata më ftojnë!”, thuhet se është një shkak shpirtëror për futjen e tij në burg.

Dikush shkoi te Abdullah ibn Mubareku dhe iu ankua për fëmijën e tij që nuk i bindej. Abdullah ibn Mubareku e pyeti:

“Mos vallë e ke mallkuar fëmijën?”

Ai iu përgjigj:

“Po.”

Nisur nga kjo përgjigje, Abdullah ibn Mubareku (r.a.), i tha:

“Ti qenke bërë shkak për prishjen e fëmijës!”

“Njeriu gjithmonë duhet të lutet për mirësi si për veten, ashtu edhe për bashkëshorten/in, fëmijët dhe njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Sado që njeriu të nxehet, asnjëherë nuk duhet ta mësojë gjuhën që të mallkojë.”

Nuk është e drejtë që njeriu të kërkojë për vete vështirësi e vuajtje të rënda. Një urtësi e kësaj janë ndryshimet në gjendjen e njeriut. Njeriu mund të kërkojë diçka të rëndë e të vështirë duke shpresuar në sevapin e saj, por kur të përballet me ato vështirësi, shkatërrohet nëse nuk e shfaq rezistencën dhe durimin që në fillim pandehte se mund t’i shfaqte. Për këtë arsye, Krenaria e Gjithësisë, i Nderuari ynë (a.s.), ka thënë:

“O myslimanë! Mos kërkoni që të përballeni me armikun. Kërkoni mirësi nga Allahu. Por kur të përballeni me armikun, bëni durim (luftoni me të duke shfaqur rezistencë dhe qëndrueshmëri)!” (Buhari, Xhihad, 112.)

Këtë këshillë profetike mund ta zgjerojmë:

Besimtari duhet të kërkojë shëndet, por kur ta kaplojë sëmundja, duhet të bëjë durim dhe t’i lutet Allahut Teala.

Besimtari duhet të kërkojë rrësk hallall e të gjerë, por kur të vijë varfëria, duhet ta konsiderojë këtë si sprovë dhe duhet të mjaftohet me atë që ka duke qëndruar larg mëkatit dhe gjynahut.

Si përfundim, ai duhet të kërkojë mirësi. Ndërsa kur të përballet me gjërat që duken si të këqija në kaderin e tij, duhet të shfaqë durim të mirëfilltë me një gjendje nënshtrimi të plotë ndaj Zotit.

Sepse njeriu nuk e di se çfarë është e mirë për të.

  • Disa prej gjërave që i pëlqejnë, në fakt janë të këqija për të.
  • Ndërsa disa gjëra që nuk i pëlqejnë, janë të mira për të.

Bazuar në këto që thamë më lart;

Allahu Teala, i Cili ka mëshirë të pafundme, edhe pse i përgjigjet lutjes së njeriut, nganjëherë nuk ia jep në këtë botë gjënë që do, por ia vonon dhe në vend të kësaj ia shton shpërblimin në ahiret.

Andaj besimtari;

Nuk duhet të bie në një gabim të madh siç është largimi nga Zoti duke u kapluar nga një mendim i gabuar në formën: “Zoti nuk mi pranon lutjet.”

Nga ana tjetër, një person që mendon se nuk i pranohen lutjet, gjithmonë duhet të kontrollojë jetën e tij shpirtërore.

Për pranimin e lutjeve është shumë i rëndësishëm që ushqimi i ngrënë dhe fitimi të jenë hallall.

Abdullah ibn Omeri (r.a.), këtë të vërtetë e shpreh si më poshtë:

“Edhe nëse dobësoheni e bëheni si hark duke falur namaz, edhe nëse treteni e bëheni si gozhdë duke mbajtur agjërim, Allahu nuk do t’ua pranojë ato ibadete përderisa të mos largoheni prej haramit dhe gjërave të dyshimta.”

Krenaria e Gjithësisë, i Nderuari ynë (s.a.s.), thotë:

“Dikush bëri udhëtim të gjatë në rrugë të Allahut. Flokët i kishte të çrregullta dhe i gjithi ishte i mbuluar nga pluhuri. Në atë gjendje i ngriti duart drejt qiellit dhe u lut: “O Zot! O Zot!”

Ndërkohë ajo që kishte ngrënë ishte haram, ajo që kishte pirë ishte haram dhe ushqimi i tij ishte haram.

Si mund të pranohej lutje e një njeriu të tillë!” (Muslim, Zekat, 65; Veçanërisht shik. Tirmidhi, Tefsiru’l-Kur’an, 3.)

“(Na udhëzo) në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi!” Ndërsa ata që Zoti (xh.xh.), u ka dhënë mirësi janë: Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit. (Shik. Nisa, 69.)”

Kafshata haram nuk është pengesë vetëm për pranimin e lutjeve, por edhe për pranimin e adhurimeve. Në hadithin fisnik thuhet:

“Kushdo që e viziton këtë Shtëpi (Qabenë) me para që i ka fituar haram, ka dalë jashtë bindjes së Allahut. Pasi një njeri i tillë ta bëjë nijetin për haxh, të veshë ihramin, ta vendosë këmbën mbi yzengjinë e kafshës e të niset me të dhe nëse pastaj thotë:

“Lebbejk All-llahumme lebbejk”, një thirrës nga qielli i thotë:

“Për ty nuk ka as lebbejk, as sa’dejk! (Je i refuzuar nga audienca e Zotit.)

Sepse fitimi yt është haram, ushqimi yt është haram, kafsha jote është haram. Kthehu si mëkatar pa marrë asnjë sevap! Po ashtu, pikëllohu për gjënë e pakëndshme e cila do të të ndodhë!”

Por nëse njeriu del në udhëtimin e haxhit me para hallall, e vendos këmbën në yzengjinë e kafshës, niset me të dhe thotë;

“Lebbejk All-llahumme lebbejk”, një thirrës nga qielli thotë:

“Lebbejk ve sa’dejk! Ty të përgjigjem, sepse;

Kafsha jote është hallall, rroba është hallall dhe ushqimi është hallall. Hajt kthehu duke fituar sevape shumë të mëdha dhe duke mos hyrë aspak në mëkat! Gëzohu ngaqë do të të ndodhë diçka e cila do të të kënaqë dhe lumturojë!”” (Hejsemi, III, 2209-210.)

“Në veçanti duhet të marrim nga pesë cilësitë e pejgamberëve të cilat janë:

  • Sinqeriteti,
  • Besnikëria,
  • Zgjuarsia,
  • Mbrojtja nga haramet dhe
  • Predikimi.

Kështu, duhet të marrim mësim nga besnikëria dhe nënshtrimi edhe i të sinqertëve…”

Përparimi shpirtëror dhe fazat spirituale janë shumë të rëndësishme në pranimin e lutjeve.

Transmetohet se;

Kur një ditë Hazreti Aliu (r.a.), po qëndronte ulur nën një pemë, një i varfër shkoi dhe i shfaqi nevojat e tij. Hazreti Aliu mori një grusht rërë nga toka dhe i këndoi. Pastaj ia dha të varfrit. Kur i varfri vuri re se rëra u shndërrua në pluhur floriri, u gëzua, u habit dhe i tha duke iu përgjëruar:

“O udhëheqësi i besimtarëve! Të lutem, për hir të Allahut ma mëso mua atë që i këndove!”

Kur Hazreti Aliu (r.a.), i tha se i kishte kënduar suren Fatiha, i varfri mori një grusht rërë nga toka dhe i këndoi Fatihanë. Por nuk ndodhi asnjë ndryshim. Ai i tha plot kureshtje Hazreti Aliut:

“Ç’është kjo gjë? Pse nuk po ndodh asnjë ndryshim?”

Hazreti Aliu (r.a.), i tha:

“Të dy i kënduam Fatihanë… Ky është ndryshimi i gojës dhe zemrës.”

“Kështu duhet të marrim shembull edhe nga besnikëria dhe nënshtrimi i të sinqertëve…

Kështu duhet të marrim shembull edhe nga dashuria dhe sakrificat e dëshmorëve…

Kështu duhet të marrim shembull edhe nga sinqeriteti dhe dëlirësia e të devotshmëve…

Ja pra, kjo do të thotë që t’i pasojmë ata që u janë dhënë mirësi.”

Po ashtu përgjatë lutjes duhet të qëndrojmë larg sjelljeve që e cenojnë sinqeritetin. Bërtitja dhe zgjatja e lutjes deri në atë masë saqë ta bëjë xhematin ta humbë emocionin për të shfaqur aftësi nëpërmjet rimës në lutjet që bëhen në kallaballëk, do të thotë që ta çojmë dëm esencën e ibadetit.

Sepse i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë:

“Mos bërtisni përgjatë lutjes, sepse nuk po i flisni një të shurdhri.” (Buhari, Xhihad, 131; Muslim, Dhikr, 44.) Në këtë mënyrë i ka ndaluar lutjet me bërtitje dhe me zhurmë.

Këto gjëra ekstreme e dëmtojnë përshpirtshmërinë e ibadeteve dhe e pengojnë frymëzimin (begatinë) e tyre.

Edhe në një hadith tjetër thuhet:

“Do të vijë një grup prej këtij umeti që do ta teprojë në pastërti dhe lutje!” (Ebu Davud, Taharet, 45.)

“Ajo që duhet të kërkohet nga Allahu është që gjithmonë të gjendemi në rrugën e atyre. Dhe kurrë: “Në rrugën e atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, e as të atyre që kanë humbur.” (Fatiha, 7)”

Gjithmonë duhet të vazhdojmë të bëjmë lutje me insistim dhe zemër të përvëluar, por krahas kësaj asnjëherë nuk duhet ta harrojmë se;

Të gjitha ibadetet dhe lutjet tona janë të pranuara.

Ndërsa Ai që na e ka mundësuar për të bërë lutje dhe ibadet është Zoti (xh.xh.). Falënderimi dhe lavdërimi i Zotit (xh.xh.), për këtë mirësi, përsëri është detyrë e njeriut.

Si në çdo të vërtetë, edhe në lutje nuk mjafton që gjuhët tona thjeshtë t’i shqiptojnë ato lutje. Kështu që duhet një zemër e përvëluar, lot të vërtetë dhe shpirt i pastër.

Hazreti Hasan el-Basriu thotë:

“Nuk kam frikë se nuk do t’ju pranohen lutjet, por shqetësohem në mos bini në një gjendje në të cilën nuk bëni dot lutje (për shkak të dobësimit të devotshmërisë suaj)…”

Si shembull për këtë gjendje po parashtrojmë pyetjen:

Sa mund të jetë e pranueshme te Allahu Teala lutja e atij njeriu që nuk i bën ibadet në formë të rregullt Zotit (xh.xh.), që nuk ka vepra të mira, që është i dhënë pas kësaj bote dhe që zemra nuk ia shoqëron atë lutje që ia thotë gjuha?

 

LOTËT E SINQERTË

Nëse nuk bie vetëtima e zemrës dhe nuk lëshon shi reja e syrit, si mund të shuhen zjarri i zemërimit të nefsit dhe flakët e mëkatit?

Si mund të shfaqet në zemër begatia e takimit me Zotin, domethënë, ndriçimi i dritës së shfaqjes hyjnore?

Si mund të shpërthejnë e të rrjedhin burimet shpirtërore?

Nëse nuk do të bie shi, si mund t’ia thotë bahçja e trëndafilave të fshehtat gjelbërimit? Si do t’ia japin besën njëra-tjetrës manushaqja dhe jasemina?”

“Në hadithin fisnik thuhet: “Ai që përpiqet për t’i ngjarë një populli, është prej tyre.” (Ebu Davud, Libas, 4/4031.)”

“Shiu le të bie pa pushim. Përndryshe kjo tokë thahet kur nuk ka ujë. Ndërsa ujërat që janë larg lumenjve dhe përrenjve, zverdhen, mbajnë erë, ndoten dhe nxihen.”

“Kur të mbesin pa ujë vreshtat dhe bahçet si xheneti, zverdhen, veniten, u thahen gjethet, u bien dhe kthehen në vend sëmundjeje. (Kështu është edhe njeriu…)”

“Kudo që ka lum, ka edhe gjelbërim. Kudo që ka lot, ka edhe mëshirë. Andaj derdh lot nga sytë duke rënkuar si pusi i kopshtit, në mënyrë që të mbijë gjelbërimi në kopshtin e shpirtit tënd.

Nëse dëshiron lot, ki mëshirë për ata që i kanë sytë me lot. Nëse dëshiron të falesh e të mëshirohesh, mëshiroji të dobëtit dhe të mjerët.”

“Ne duhet të qëndrojmë larg në mënyrë serioze nga disa tradita, zakone, reklama dhe moda që janë jashtë Islamit, asnjëherë nuk duhet t’i dëshirojmë dhe nuk duhet të bëjmë lëshime nga dinjiteti dhe personaliteti Islam. Në të kundërt, do të na dobësohet besimi.”

Zemrat e dëlira e kanë shprehur kështu të vërtetën e lutjes:

  • Ajo që duhet të kërkohet në lutje është mëshira hyjnore.
  • Në lutje kërkojmë që fuqia e pafundme të ketë mëshirë për ne dhe të na dhurojë mirësi.
  • Ajo që e mbush shpirtin e lutjes është shpresa për mëshirën hyjnore.
  • Kur shpresa jonë ndaj Allahut arrin gjendjen e dashurisë, do të thotë se lutja ka arritur gjendjen më sublime.
  • Lutja është keutheri më i ëmbël.  Ajo përbëhet nga lotët dhe mëshira hyjnore. Dashuria shprehet nëpërmjet saj dhe të devotshmit prehen pranë saj. Sa më shumë që ta pinë zemrat e djegura, aq më shumë qetësohen.

 

Nexhip Fazëlli në burg e shprehu kështu gjendjen e lutjes ndaj Zotit (xh.xh.):

“Lutje, lutje, duart janë ngritur lart,

Yjet në duart e ngritura, qielli është copëtuar,

Lotët si një arë, kanë shpërthyer tërfil,

Një frymë, një temjan dhe mjegull që fluturon.

Një litar i hollë e mbush zbrazëtirën.” 

 

PARA SE TË BËHET SHUMË VONË

Asnjëherë nuk duhet t’i vonojmë pendimin dhe Istigfarin. Gjithmonë duhet të jetojmë duke i bërë Zotit lutje e përgjërime.

Të mos harrojmë se adhurimi, lutja dhe përgjërimi vazhdojnë deri në frymën e fundit. Pas frymës së fundit, çdo gjë përfundon.

Kur Ibrahimi (a.s.), e dëgjoi se do të shkatërrohej populli i Lutit (a.s.), deshi të lutej që ata të mëshiroheshin.

Nisur nga kjo, engjëjt i thanë:

“Tashmë ka kaluar koha e lutjes!..”

“• Ajo që duhet të kërkohet në lutje është mëshira hyjnore.

  • Në lutje kërkojmë që fuqia e pafundme të ketë mëshirë për ne dhe të na dhurojë mirësi.
  • Ajo që e mbush shpirtin e lutjes është shpresa për mëshirën hyjnore.”

Në Kuranin Fisnik përmenden lutjet e përgjërimet e shumta dhe pendimet mësimdhënëse të banorëve të xhehenemit për të shpëtuar nga ndëshkimi i përhershëm. Por njoftohemi se këto përgjërime nuk do të kenë asnjë dobi.

Në ajetet fisnike thuhet:

“Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t’u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t’i dënojmë mosmirënjohësit.

Atje (në xhehenem), ata do të thërrasin:

“O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.”

(Atyre do t’u thuhet):

“Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?!  -Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi?

-Andaj, shijoni (dënimin)!

Sepse;

Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!” (Fatir, 36-37)

“Kur shpresa jonë ndaj Allahut arrin gjendjen e dashurisë, do të thotë se lutja ka arritur gjendjen më sublime. Lutja është keutheri më i ëmbël.  Ajo përbëhet nga lotët dhe mëshira hyjnore. Dashuria shprehet nëpërmjet saj dhe të devotshmit prehen pranë saj. Sa më shumë që ta pinë zemrat e djegura, aq më shumë qetësohen.”

Andaj duhet të përpiqemi fort në këtë botë, në mënyrë që të mos na flitet kështu rëndë në ditën e Mahsherit (tubimit të madh). E kemi të domosdoshme që vazhdimisht të bëjmë edhe lutje me fjalë, edhe punë të mira, ibadete, sakrifica e të japim lëmosha të cilat janë lutje me vepra.

 

PARA SE TË HUMBET MUNDËSIA…

Ajeti fisnik na paralajmëron si më poshtë kundrejt pendimit shumë të dhimbshëm, por të padobishëm në ahiret:

“Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” (Munafikun, 10)

Për këtë arsye, përderisa të jemi gjallë gjithmonë duhet të jetojmë në gjendje pendimi, istigfari dhe lutjeje.

Sa bukur ka thënë Hazreti Mevlana:

“Njerëzit e mençur qajnë më parë. Ndërsa injorantët e godasin kokën dhe pendohen pasi të ketë marrë fund çështja.

Andaj shihe fundin që në fillim, në mënyrë që të mos bëhesh pishman në ditën e kiametit!”

“Mevlana ka thënë: “Kudo që ka lum, ka edhe gjelbërim. Kudo që ka lot, ka edhe mëshirë. Andaj derdh lot nga sytë duke rënkuar si pusi i kopshtit, në mënyrë që të mbijë gjelbërimi në kopshtin e shpirtit tënd. Nëse dëshiron lot, ki mëshirë për ata që i kanë sytë me lot. Nëse dëshiron të falesh e të mëshirohesh, mëshiroji të dobëtit dhe të mjerët.”

Tashmë le ta përfundojmë artikullin me lutjen në këtë histori.

Ebu Umame (r.a.), tregon:

“Resulullahu (a.s.), bënte aq shumë lutje saqë një pjesë të tyre nuk e mësonim dot përmendësh.

Atij i thamë:

“O i Dërguari i Allahut! Ju bëni shumë lutje. Një pjesë të tyre nuk po i mësojmë dot!”

Nisur nga kjo, Resulullahu (s.a.s.), na tha:

“A t’ju mësoj një lutje që i përfshin të gjitha këto? Thoni kështu:

‘O Allah! Të kërkojmë prej mirësive që të ka kërkuar edhe Pejgamberi Yt, Muhamedi (a.s.) dhe të kërkojmë mbrojtje prej të këqijave që të ka kërkuar Pejgamberi Yt, Muhamedi (a.s.).

Ti je Ai që mund të na ndihmosh. Në fund do të kthehemi te Ti.

Forca dhe fuqia nuk mund të arrihen pa ndihmën e Allahut.’”” (Tirmidhi, Deavat, 88.)

O Zot! Na e mundëso të gjithëve që të marrim shembull nga gjendja e të Dërguarit Tënd (a.s.)!

Amin!..

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-