Para se të hymë në tualet, duhet të kërkojmë mbrojtje nga shejtani me eudhu-billahi-minesh-shejtani-rraxhim dhe ta themi duanë:
Allahumme inni eudhu bike mine`l-hubthi ve`l-habaith
(Allahu im, më mbroj nga xhinët meshkuj dhe femra).
-Në tualet duhet të hyhet me këmbën e majtë dhe duhet të dilet me këmbën e djathtë.
-Gjatë shkuarjes në tualet, duhet të largohet nga trupi çdo gjë e cila përmban emrat e Allahut, apo diçka të fesë.
-Në tualet, nuk është mirë të hyhet me çorapë, me pallto të gjatë, dhe gjithçka e cila mund të përlyhet gjatë kryerjes së nevojës.
-Nuk është mirë që të kryhet nevoja në këmbë dhe në drejtim të kiblës.
-Në tualet, nuk është mirë të flitet, të qëndrohet shumë, të lexohet gazetë etj.
-Nuk është mirë të pështyhet, nuk duhet shikuar organin seksual.
-Kur jemi jashtë, duhet pasur kujdes gjatë kryerjes së nevojës, në mënyrë që mos ta pengojmë askënd dhe mos të shihemi nga të tjerët.
-Nuk duhet të kryhet nevoja në ujë (lumë, përroskë), mur, varreza, rrugë dhe të ngjashme.
-Ata që kanë dyshime (janë vesvese) për rrjedhje të mundshme të urinës, për të mos u bërë peng i vesveses, pasi të bëjnë pastrimin, duhet të hedhin pak ujë mbi veshjen e brendshme.
-Gjatë kryerjes së nevojës nuk guxojmë të spërkatemi me urinë.
-Pas pastrimit të organit me ujë, nëse kemi facoletë apo diç të ngjashme, mund të fshihemi me të.
-Kur të dalim nga tualeti, duhet thënë: “Gufraneke” (Allahu im, më fal mua).
-Nuk duhet të merret abdesi përderisa nuk je i sigurt që urina është ndërprerë.
-Pasi që të dilet nga tualeti, duart duhet pastruar me ujë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.