Transmetohet se Muhamed ibn Semmak ishte në shoqërinë e halifit abasit Harun Reshidi, i cili i kërkoi Ibn Semmakut që ta këshillonte. Ibn Semmaku kishte një gotë ujë në dorë, dhe i tha halifit:
– O udhëheqësi i besimtarëve, nëse ty do të mohohej ky ujë, a do ta jepje perandorinë tënde për një gllënjkë ujë që ta shpëtosh jetën tënde?
- Po, u përgjigj halifi.
Ibn Semmaku e pyeti përsëri: – Dhe nëse e pini këtë ujë, por pastaj nuk mund ta nxirrni përmes urinës, a do ta jepnit të gjithë perandorinë për tu liruar nga urina?
- Po, u përgjigj halifi Harun Reshidi.
Atëherë Ibn Semmaku i tha:
– Dije se nuk ka asnjë të mirë në perandorinë, e cila nuk vlen sa një gllënjkë ujë ose sa një urinim! [El-Mustetarrif, fq. 577]
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.