Sa madhështore që është zemra e nënës!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Djali merr vendim të prerë që ta largojë nënën e vet plakë nga jeta e tij! E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe! Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male me shumë pemë dhe rrugica të egra. Nëna, e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës i këpuste de­gët e pemëve dhe gjethet e tyre dhe i hidhte në tokë! Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e le nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdes!

E merr rrugën për t’u kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar! E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk di si të kthehet! Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë: “O biri im, nga frika për ty që mos ta humbsh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe gjethet e pemëve, që kur të kthehesh të shkosh sipas gjurmëve të tyre, dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi! Shko, o biri im!!”.

Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij dhe sytë iu mbushën lot. E mori nënën, përsëri e hipi mbi shpinë dhe e dërgoi në shtëpi, por këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

Për çudi!! Ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!!

Sa madhështore që është zemra e nënës!!

O Zot, ruaji nënat e tona dhe prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-