Po të kemi parasysh se këto ditë po ngrohemi në 36 gradë, është mirë të shihet se sa rritet temperatura në kabinën e mjetit.
Pas 5 minutash në 40 gradë, pas dhjetë minutash në 45 gradë dhe deri në 62 gradë pas një ore.
Pra, kujdesuni për veten, ftohni kabinën e automjetit, hapni derën që të ajroset të paktën pak para se të uleni dhe të ndizni kondicionerin, por mos e ulni rrënjësisht temperaturën sepse edhe kjo është jo të mira për shëndetin.

Por mbi të gjitha, nëse jeni duke transportuar fëmijë, mos i lini rastësisht vetëm në makinë kur duhet të shkoni në dyqan ose diku tjetër.
Mund të jetë fatale. E njëjta gjë vlen edhe për kafshët shtëpiake.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.