Opoja.net

Shejtani më së shumti ndodhet në kokat e badihavxhinjve

Shejtani më së shumti ndodhet  në kokat e badihavxhinjve

E kanë pyetur hz.
Aliun (r.a.), se ku ndodhet shejtani më së shumti, dhe ai është përgjigjur: “Në
kokat e badihavxhinjve.”

Për punëtorin gjithmonë
ka punë. Nuk duhet vetëm të shikohet ajo “a ka llogari që të bëhet diçka”.
Le ta dëgjojmë këtë hadith: “Secili musliman që mbjell një farë ose mbjell
një pemë, pastaj prej saj ushqehen njerëzit, kafshët shtëpiake, shpezët ose kafshët
e egra, të gjitha ato do t’i shkruhen si sadakë.”
(Muslimi)

Bazuar në këtë
hadith, të parët tanë kanë mbjellë shumë fidanë dhe kanë shartuar shumë pemë, madje
edhe në pyll.

Muderrisi, Dervish
ef. Spahiq, ua mësonte studentëve e tij shartimin e pemëve.

Një nga të parët tanë,
tregojnë, kishte mbjellë mbi 3.000 (tremijë) fidanë në jetën e tij. Ai kur
kishte shkuar dikund për vizitë, nuk kishte dërguar fruta, por një fidan.

Kur Muhamedi (savs)
i kishte parë duart me plagë të Sa’d ibn Muadhit, kishte thënë: “Këto duar
nuk do t’i djeg zjarri.”

Ose në një hadith
tjetër: “Kush vjen në shtëpi me duar të lodhura, ka ardhur me mëkate të falura.”
Pejgamberi (savs) shëron me punë dhe me optimizëm, kur thotë: “Nëse do
të bëhej Dita e Gjykimit, ndërsa në dorën tuaj është një fidan, mbilleni atë.”

A mund të jenë
muslimanët jo punëtorë edhe pas këtij hadithi?

Statistikat tregojnë
se, fatkeqësisht, muslimanët janë jo punëtorë.

Japonezët punojnë 10
orë në ditë, gjermanët 8 orë, po muslimanët? Vetëm 12 minuta!!!

Epo, nuk ka selamet
derisa muslimanët nuk zgjohen, kurse Pejgamberi (savs) thotë:
– Ngrihuni herët në mëngjes për ta kërkuar nafakën, sepse në mëngjesin e
hershëm ka bereqet.

– Pas sabahut, mos
flini, por kërkoni furnizimin tuaj.
(Taberani)

Gjithashtu,
Pejgamberi (savs) ka thënë:

Allahu don që
muslimani të merret me ndonjë zanat.

 – Fitimi më i mirë është ai që e fitoni me
duart tuaja, Davudi (a.s.) është ushqyer nga fitimi me duart e tij.

Të gjithë pejgamberët
 janë marrë me diçka dhe kështu e kanë
furnizuar vetveten. Ademi (a.s.) është marrë me bujqësi. Ismaili (a.s.) është
marrë me gjueti. Ishaku, Jakubi, Shuajbi dhe Musai (a.s.) janë marrë me
blegtori. Pejgamberi ynë, Muhamedi (savs), para misionit ishte bari dhe merrej me tregti.

Hz. Omeri (r.a.),
kur kishte parë shumë tregtarë të huaj në treg, kishte thënë: “A doni që
të huajt të ju mbizotërojnë dhe ju të vareni prej tyre.”
Muslimanët u
justifikuan me faktin se kishin shumë plaçkë lufte, dhe se ata nuk kishin
nevojë për tregti, por Omeri i urtë, u tha: “Tregtia është një e treta (1/3/)
e pushtetit.”

Omeri (r.a.) kishte
të drejtë.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Merlinda Guraj

NE MUNDEMI EDHE JASHTË RAMAZANI!

Merlinda Guraj

AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË SHEVALIT – RREGULLA DHE DOBI

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net