Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Shembja e Rozafatit prapë në Shkodër
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Shembja e Rozafatit prapë në Shkodër

Opoja.net Opoja.net 22:36 - 04/07/2015 Opinione
Ndaje

Shkruan: URAN KRASNIQI

Dy turistë të rinj nga Çekia do të kthehen në vendlindjen e tyre në arkivole. Për 27-vjeçarin Michael Svatos dhe të dashurën e tij tij 36-vjeçare Anna Kosinova udhëtimi në Shqipëri ka qenë tmerri vetë. Ata në vend të hasjes së mikëpritjes, në të cilën shqiptarët thirren se mbahen tradicionalisht, gjeten plumba. Për më keq përpara se të vriteshin në makinën e tyre ishte edhe një person tjetër, i cili qëndronte në koordinim me ekzekutorët. Dyshimet janë që çifti paraprakisht është grabitur.

Më keq se sa ndodhia e të premtes nuk ka ku të shkojë. Te shikuesi/lexuesi botëror ngjarja krijojn pershtypjen se bëhet fjalë për një gjetje në gjungël të njerëzve të kësaj kohe dhe se takimi me primitivizmin ka rezultuar fatal për ta.

Imazhi i shqiptarëve në Perëndim edhe më herët ka qenë i keq. Individë me prirje kriminale të hapësirës ku jetojnë shqiptarët përherë kanë qenë banorë të rregullt të kronikave të zeza në mediat e huaja. Për vrasje, për vjedhje, për drogë e për shumë maskarallëqe të ndryshme. Kjo kishte krijuar një përshtypje tek të tjerët që kihet të bëhet me njerëz që nuk janë normal.

Por viteve të fundit gjenerata e tretë e mërgimtarëve shqiptarë kishte nisur që ta ndryshojë këtë pamje. Duke dëgjuar këngët e Rita Orës, duke dëgjuar mësimet e Detina Zallit, duke shijuar golat e Shkëlzen Gashit, e mira po e luftonte të keqen dhe qytetari i botës po e ndryshonte mendimin për shqiptarët.

Por rasti i fundit në Shkodër në kontekst të imazhit i ngjanë fazës së parandërtimit të Rozafatit, që gjendet pikërisht në Shkodër, ku përpara se ta murosnin një grua, të cilën ua këshilloi plaku i urtë, muri që ata ndërtonin ditën u prishej natën.

Reagimet në publikun shqiptar që ka shkaktuar vrasja e çifit çek bartin shumë mllef. Ka të tillë që e kërkojnë ngjalljen e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky padyshim që është gabim, ngase në sistemin e kaluar turistët e huaj nuk do të vriteshin se ata nuk do të mund të hynin fare në Shqipëri, por në atë kohë, thënë simbolikisht shumica popullit ishte e vrarë. Shqiptarët duke mos mundur që ta gjejnë të mirën në sistemin aktual politik e shoqëror nuk nënkupton që duhet të përfundojnë tek më e keqja. Pra duhet provuar dhe shterrë shanset që i ofron sistemi që është.

Nëse i kthehemi edhe një herë legjendës së Rozafatit, ne kujtojmë që kur plaku këshilloi që gruaja të murosej dhe se vëllëzërit të mos ua tregonin një plan të tillë bashkëshorteve të veta, në mënyrë që ajo të jetë gruaja e cila e kishte radhën t’u sillte ushqimet burrave që po merreshin me murin, vetëm vëllau i vogël nga tre vëllëzërit e mbajti fjalën, nuk i tregoi gruas së tij e cila më pas edhe u muros e gjallë.

Shteti shqiptar mund të gjejë autorët e krimit në Shkodër, mund të dënojë rëndë ata për veprën e tyre, por problemi nuk do të zgjidhet nëse atë e trajton nga bishti dhe nëse nuk e godet në kokë. Shteti shqiptarë duhet të identifikojë shkaqet që bëjnë që shqiptarët në përgjithësi po në veçanti shqiptarët në veri të Shqipërisë vrasin me aq lehtësi.

Tirana nuk duhet që ta anashkalojë këtë zonë si diçka e prapambetur dhe e papërmirësueshme, por duhet ta studiojë këtë zonë. Duhet të shihet si qëndron çështja e papunësisë, varfërisë, arsimit e ligjit. Pra duhet që të intervenojë me politika aty ku ka nevojë. Ndryshe turistë të huaj prapë mund të vriten në Shqipëri. Dhe mediat huaja nuk do të thonë se ajo ndodhi në veri të Shqipërisë, por në Shqipëri.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 22:36 - 04/07/2015 22:36 - 04/07/2015

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opinione

Vjedhësit e Ramazanit!

1 Min. Leximi
ArtikujOpinione

Kurani në Ramazan si pranvera në zemrat tona!

4 Min. Leximi
Opinione

14 shkurti jo vetëm një ditë, por një jetë!

2 Min. Leximi
Opinione

Përse shërben ballafaqimi me historinë?

5 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?