Shembull i besnikërisë dhe dashurisë së burrit ndaj gruas së tij

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Historiani i famshëm musliman El-Makrizi (1364-1442) në librin e
tij Durerul-‘ukudil-feride, ka përmendur një anekdotë në lidhje me
besnikërinë dhe dashurinë e ndërsjellë midis tij dhe gruas së tij. Në fakt,
pasiqë vdiq gruaja e tij, ai shkroi: “Para se të vdiste gruaja ime, unë i
premtova se të bëj shumë istigfar për të dhe do ta lus Allahun që ta falë dhe
mëshirojë atë. Jo shumë kohë pas vdekjes së saj, ajo erdhi tek unë në ëndërr.
Unë e pashë në ëndërr sikur ajo kishte hyrë në dhomën time e mbështjellë me qefine
në të cilat është varrosur, kështu që i thashë – në ëndërr mu kujtua që ajo
kishte vdekur: “Oj nëna e Muhamedit, a po të vijnë dhuratat që
po t’i dërgoj vazhdimisht (duke menduar në istigfarin dhe lutjet që po i lexoj për
të)?” Ajo u përgjigj: “Po, çdo ditë po më vijnë hedijet të cilat po mi dërgon.”
Pastaj ajo qau dhetha: “O burri im i dashur, por unë jam e pafuqishme që të
përgjigjem në dhuratat tua.”

Unë i thashë asaj: “Ti nuk ke pse, sepse unë shumë shpejt do të
bashkohem me ty.”

Allahu e mëshiroftë,edhe pse ishte shumë e re, ajo ishte një nga
gratë më të mira të kohës së saj në dëlirësi, devotshmëri, besnikëri,
ndershmëri, seriozitet dhe dinjitet.”

Sytë e mi për shkak të ndarjes qajnë, sepse për ndarjen me të dashurit në zemër mbretëron pikëllimi, – e lus Allahun të na bashkojë në xhenet, dhe të na dhurojë mëshirën dhe faljen e Tij.

Përktheu: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-