Shtatë thënie frymëzuese nga Yasmine Mogahed

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Në këtë artikull u sjellim shtatë thënie të bukura të Yasmine
Mogahed…

  • Jeta juaj është një rrëfim dashurie në mes juve dhe Allahut. Çdo individ, çdo përvojë, çdo dhuratë, çdo humbje, çdo dhimbje etj. janë dërguar në rrugën tuaj jetësore për shkak të vetëm një arsye: t’ju kthejnë tek Ai.
  • Jini falënderues për çdo individ që është pjesë e rrëfimit tuaj. Ata që ju kanë lënduar. Ata që ju kanë ndihmuar. Të gjithë ata u dhanë një leksion.
  • Mund ta kërkoni gjithë botën, por nuk do ta gjeni fatin deri sa ta kuptoni se nuk paraqet fat të keni gjithçka dëshironi. Fat paraqet të qënit i lumtur me atë që keni.
  • Njerëzit mendojnë se sprovat vijnë vetëm në formën e problemeve. Allahu ne na sprovon edhe me bekime, jetë të rehatshme, ndërsa ky është provimi në të cilin më shpesh biem.
  • E di që ndiheni të lodhur dhe të harxhuar. E di që keni pasur mjaft dështime. Pushoni, por mos u ndaloni. Ju këtë mund ta bëni. Ju do të keni sukses. Jo sepse jeni të fortë, por sepse Allahu, xh.sh. është forca juaj.
  • Disa njerëz ndjehen të vetmuar sepse nuk e kanë gjetur bashkë shoqëruesin ‘e vërtetë’. Nganjëherë Allahu i Madhërishëm i largon të gjithë të tjerët nga jeta e juaj ashtu që tek Ai ta gjeni mikun ‘e vërtetë’.
  • Asnjëherë mos e humbni shpresën. Kthehuni Allahut edhe atëherë kur gaboni. Asnjëherë, asnjëherë mos ndaloni t’i riktheheni Atij. Shpesh kërkoni pendim për mëkatet. Lejoni lotit të punoj për Atë. Dhe fortë përmbahuni të përmendurit të Allahut (dhikrit) dhe namazit. Në rast se veproni kështu, mund të lageni, por inshAllah nuk do të mbyteni në oqeanin e jetës së kësaj bote.

Sh.p.: Yasmin Mogahed është studiuese myslimane në SHBA. Ajo
është specialiste në psikologji dhe zhvillim personal.

Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-