Një ditë burri e mori gruan e vet që së bashku të shkojnë në shitore të dhuratave për të blerë një dhuratë. Pasi që hyrën brenda burri i tha gruas së tij:
Dëshiroj që ta zgjedhësh një dhuratë për nënën time sipas shijes tënde. Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë filloi të ndjen një farë lloj xhelozie në brendësinë e saj. Në këtë gjendje ajo e zgjodhi dhuratën më të lirë në çmim dhe me formë dhe me kualitet më të dobët. Shitësi e mori dhuratën dhe e paketoi dhe ia dorëzoi burrit pasi që e pagoi çmimin e saj. Në mbrëmje burri kthehet tek gruaja dhe ia dorëzoi dhuratën të cilën ajo e zgjodhi dhe e bleu herët në mëngjes dhe i tha: Pata dëshirë që ti sot ta blesh vetë dhuratën tënde që të jetë ashtu ti siç e do. Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë iu rikujtua vepra e saj dhe i ra të fikët për arsye se po t’ia kishte dashur të mirën të tjerëve ashtu siç e do për vetveten do të ishte dhurata e saj më e bukur dhe më e mirë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.