Sulmohet në Serbi autobusi me mërgimtarë nga Kosova

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është sulmuar me gurë në territor të Serbisë të shtunën mbrëma.

Autobusi i firmës “Fadili Tours” ishte rrugës për në Gjermani kur u sulmua në afërsi të Nishit.

Në kompani kanë treguar për KOHËN se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.

Ka pasur vetëm dëme materiale dhe se pritet të vazhdohet rrugëtimi.

“Njëri prej autobusëve tanë që janë nisur sot nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë. Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Janë duke u marrë disa procedura dhe pastaj vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-