Të kemi mendim të mirë për Allahun xh.sh.

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Ndodh që njeriun kohë pas kohe ta godasin sprova të ndryshme: fatkeqësi, raste të vdekjes, humbje të pasurisë, sëmundje të ndryshme, etj… Në kësisoj situatash është shumë e rëndësishme të kemi MENDIM TË MIRË PËR ALLAHUN.

Mendimi i mirë për Allahun është shenjë e kënaqësisë sonë me caktimin e Tij. Në situata të tilla një qëndrim i tillë i jep qetësi shpirtit, e lehtëson dhimbjen dhe e shton  durimin.

“Pse bash unë, çka i kam bërë Zotit, pse më ndodhin mua këto…” janë thënie që tregojnë lidhjen tonë  të dobët me Zotin.

Andaj,  kur të na godasin sprovat,  fjalët e para që duhet të themi janë: Falënderimet i takojnë Zotit për çdo gjendje!

Shkruan IslamPress transmeton Opoja.net.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-